
Tenisti Novak Gjokoviç i cili ishte në Paris në France Open 2023 ka dhënë mesazhin provokues sa i takon situatës në veri të Kosovës.
Pas fitores ndaj Roland Garros në France Open ai ka është afruar si gjithë sportistët e tjerë për të dhënë mesazhin e tij dhe ajo që ka shkruar është, “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”.
25 ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur në përleshjet që ndodhën në veri të Kosovës pasditen e së hënës. Protestuesit serbë sulmuan forcat shumëkombëshe me sende të forta.
Pas paralajmërimeve të vazhdueshme për t’u larguar, rreth orës 17:00 trupat e misionit të NATO-s ndërhynë për të shpërndarë protestuesit. Ata kontestuan thirrjet për t’u shpërndarë duke hedhur bomba shok dhe molotov dhe gjuajtën me gurë dhe shkopinj.
Lini një Përgjigje