
Gjykata Federale Kombëtare ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë mes Juventusit dhe Prokurorisë Federale. Klubi bardhezi do të paguajë një gjobë prej 718,000 euro, por nuk do të bëjë ankim për procedurat.
U sanksionuan edhe ish-drejtuesit e Juventusit, Fabio Paratiçi, Pavel Nedved dhe Federiko Çerubini. Përveç pozicionit të ish-presidentit Andrea Agnjeli, që vendosi të mos negociojë, Gjykata Federale Kombëtare ka pranuar edhe sanksionet e tjera të propozuara ndaj ish-drejtuesve të Juventusit: 47 mijë euro gjobë për Fabio Paratiçin, nga 35.25 mijë euro për Pavel Nedved dhe Federiko Çerubinin.
Sanksione edhe për Çezare Gabasion (18.5 mijë euro), Paolo Morgantin (15 mijë euro), Xhovani Manan (11.75 mijë euro) dhe Stefano Bragin (10 mijë euro).
Ish-presidenti i Juventus, Andrea Anjeli, ka vendosur të mos negociojë. Ai do të paraqitet në gjyqin e caktuar për më 15 qershor 2023. Ky është urdhri i Gjykatës Kombëtare Federale:
“Gjykata Kombëtare Federale, seksioni disiplinor, duke mos shpallur përfundimisht, pasi ka pranuar kërkesën e përbashkët paraqitur nga Av. Davide Sanxhorxho në interes të Andrea Anjelit dhe av. Xhorxho Riçiardi, përfaqësues i Prokurorisë Federale, për të marrë një shtyrje për të vazhduar diskutimet tashmë të avancuara, me qëllim vlerësimin e një propozimi për një marrëveshje në përputhje me nenin 127 GTC; pasi e ka vlerësuar kërkesën të denjë për t’u pranuar, heq nga procedura aktuale qendrimin e Andrea Anjelit, diskutimi i të cilit shtyhet për seancën e datës 15 qershor 2023, ora 10:30.”
Kësisoj, Gjykata Federale pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë në këmbim të gjobës për klubin e Juventusit, i cili nuk do të bëjë ankim për dënimin prej -10 pikësh. Historia përfundon këtu, renditja e kampionatit të Serisë A është vendosur përfundimisht. Kualifikimi në Ligën e Konferencës (ose në Ligën e Evropës) do të ishte vendimtare për Juventusin në sezonet e ardhshme.
UEFA ka pritur vendimin e sotëm dhe më pas do të marrë një vendim të vetin ndaj klubit bardhezi, që mund të përfshijë përjashtimin nga Kupat e Europës. Megjithatë, kjo marrëveshje fajësie të lë të kuptosh se të gjitha palët janë dakorduar në heshtje; përjashto Andrea Anjelin, që do ta vazhdojë personalisht betejën gjyqësore.
Lini një Përgjigje