Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të hënë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Izraelit, e programuar për t’u luajtur nesër në mbrëmje.
Nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, skuadra zbriti në fushë pothuajse e plotë. Mungesa e vetme në stërvitje ishte sulmuesi Myrto Uzuni, i cili po përballet me një gjendje gripale. Gjendja e tij shëndetësore do të rivlerësohet nga stafi mjekësor i Kombëtares përpara ndeshjes.
Gjatë seancës stërvitore, futbollistët zhvilluan ushtrime fizike dhe punuan në aspektin tekniko-taktik, me fokus përgatitjen e sfidës ndaj Izraelit. Sipas burimeve pranë ekipit, atmosfera në grup mbetet pozitive dhe lojtarët shfaqen të motivuar për të siguruar një paraqitje të mirë dhe një rezultat pozitiv.
Ndeshja Shqipëri–Izrael do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se biletat vijojnë të jenë të disponueshme si online në platformën ebileta.al, ashtu edhe pranë pikës fizike të shitjes pranë stadiumit.
Lini një Përgjigje