TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2026, 20:05

Miqësorja me Shqipërinë në “Air Albania”, Izraeli mbërrin në Tiranë pa trajnerin Ben Shimon

Shkruar nga Pamfleti
Miqësorja me Shqipërinë në “Air Albania”,
ran ben shimon, trajneri i izraelit

Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur në Tiranë për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet të mërkurën ndaj Shqipërisë, por delegacioni izraelit ka udhëtuar pa trajnerin kryesor, Ran Ben Shimon.

55-vjeçari është detyruar të qendrojë në Izrael për shkak të një problemi shëndetësor, pas një dëmtimi në kokë të pësuar gjatë një ndeshjeje padeli të zhvilluar pak ditë më parë. Sipas raportimeve nga kampi izraelit, mjekët i kanë rekomanduar të mos udhëtojë me avion deri në përmirësimin e plotë të gjendjes së tij.

Në mungesë të Ben Shimonit, drejtimin e përfaqësueses izraelite do ta marrë zëvendëstrajneri Gal Kohen, i cili do të udhëheqë skuadrën gjatë qendrimit në Tiranë dhe në përballjen me Shqipërinë.

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Izraelit shihet si një test i rëndësishëm për të dy kombëtaret në prag të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare, duke u shërbyer trajnerëve për të vlerësuar gjendjen e skuadrave dhe alternativat në dispozicion.

ran ben shimon trajneri i izraelit miqësorja me shqipërinë

Lini një Përgjigje