TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2026, 18:19

“Save Milan dhe Kardinale Out”, tifozët kuqezi zbarkojnë në shtëpinë e pronarit Xherri Kardinale

Shkruar nga Pamfleti
“Save Milan dhe Kardinale Out”, tifozët kuqezi zbarkojnë
milan

Protestat e tifozëve të Milanit ndaj drejtimit aktual të klubit pritet të kalojnë kufijtë e Italisë dhe të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa përfaqësues të grupeve të organizuara të tifozëve po punojnë për një iniciativë simbolike në New York, me synimin për të shprehur pakënaqësinë ndaj pronarit Xherri Kardinale dhe mënyrës së menaxhimit të klubit kuqezi.

Në prag të Botërorit që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, një ngjarje që do të tërheqë vëmendjen e mbarë botës, tifozët milanistë synojnë të shfrytëzojnë këtë ekspozim ndërkombëtar për të përcjellë mesazhin e tyre. Plani parashikon marrjen me qira të hapësirave reklamuese në ekranet gjigante të Times Square, një nga pikat më të njohura të New York-ut.

Dy mesazhet kryesore që synohen të shfaqen janë: “Save AC Milan” dhe “Cardinale Out”, slogane që pasqyrojnë kundërshtimin e një pjese të tifozërisë ndaj pronësisë aktuale të klubit.

Sipas raportimeve, ideja është hedhur nga Guido, president i Milan Club Valle Telesina, i cili ka nisur kontakte me përfaqësues të ndryshëm të tifozerisë së organizuar për të koordinuar protestën në territorin amerikan, vendi ku Xherri Kardinale zhvillon aktivitetin e tij kryesor.

Nisma nuk pritet të kufizohet vetëm te Times Square. Organizatorët po shqyrtojnë mundësinë e sigurimit të hapësirave publicitare edhe në media të njohura amerikane, mes tyre CBS dhe prestigjiozja New York Times, me qëllim rritjen e jehonës së protestës dhe tërheqjen e vëmendjes ndaj situatës në klubin shtatë herë fitues të Ligës së Kampioneve.

Mbetet për t’u parë nëse kjo iniciativë do të materializohet dhe çfarë ndikimi do të ketë në raportet mes tifozëve dhe drejtuesve të Milanit.

milan xherri kardinale pronari i kuqezinjve

Lini një Përgjigje