TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2026, 17:44

Çështje orësh prezantimi i Andoni Iraolës te Liverpuli, tekniku spanjoll habit të gjithë me përforcimin e parë

Shkruar nga Pamfleti
Çështje orësh prezantimi i Andoni Iraolës te Liverpuli,
andoni iraola

Andoni Iraola pritet të marrë drejtimin e Liverpulit, pasi klubi anglez ka arritur një marrëveshje në parim me trajnerin spanjoll. Ai do të jetë pasuesi i Arne Slot, i cili largohet pas një sezoni zhgënjyes në krye të skuadrës nga  “Anfield Road”.

Sipas raportimeve të mediave britanike dhe ekspertit të merkatos Fabricio Romano, negociatat mes palëve kanë përparuar me ritme të shpejta gjatë ditëve të fundit, duke çuar në dakordësinë fillestare për bashkëpunim. Iraola ishte i lirë në treg pas përfundimit të kontratës me Bërnmuthin në fund të sezonit, çka i ka lehtësuar procedurat për Liverpulin.

Vendimi i drejtuesve të klubit vjen pas një edicioni të vështirë në Premier Ligë, ku Liverpuli e mbylli kampionatin në vendin e pestë. Në kontrast me këtë, Iraola ka tërhequr vëmendjen me punën e tij te Bërnmuthi, të cilin e drejtoi drejt një vendit të gjashtë në renditje.

Skuadra e tij spikati veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit, duke regjistruar një seri prej 18 ndeshjesh radhazi pa humbje, rezultat që e vendosi trajnerin spanjoll mes emrave më të vlerësuar në futbollin anglez.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se Iraola ka identifikuar edhe objektivin e parë për merkaton e verës. Bëhet fjalë për Zhan Mateto Bahoja, sulmuesin 21-vjeçar të Eintrahtit të Frankfurtit.

Lojtari francez vlerësohet për fleksibilitetin në repartin ofensiv, pasi mund të aktivizohet në të dy krahët e sulmit dhe të kontribuojë në krijimin e rasteve për gol. Liverpuli raportohet se ka nisur kontaktet me klubin gjerman dhe përfaqësuesit e futbollistit.

Sipas të njëjtave burime, transferimi i Bahojas mund të realizohet për një shumë që arrin në rreth 40 milionë euro.

andoni iraola tekniku spanjoll liverpuli

1 Komente

  1. T
    Tony

    Jam i sigurte se ky do e coje Liverpulin ne kategorine e 2te.

    Lini një Përgjigje