Kristian Prenga do të vendoset në ring përballë Antoni Xhoshuas, pikërisht më 25 korrik. Përballja në Riad të Arabisë Saudite po ngjall interes.
Boksieri me origjinë nga Mirdita e paralajmëroi Xhoshuan, i cili është edhe një nga më të mirët në historinë e boksit.
Kristian Prenga: “Jam shqiptar. Të premtoj se nëse të kap, ti kurrë s’do kesh ndjerë si goditja ime”.
Antoni Xhoshua: “E respektoj”.
Kristian Prenga: “Të respektoj gjithashtu. Je një boksier i mrekullueshëm. Je një luftëtar i mrekullueshëm. Por në ring nuk kam respekt as për babain tim”.
Antoni Xhoshua: “E di, ti nuk ke respekt për luftëtarin”.
Kristian Prenga: “Të respektoj ty. Por në ring, je një luftëtar i mrekullueshëm vëlla, por në ring nuk kam respekt për askënd”.
Antoni Xhoshua: “Kur po mbaja shënimet e mia, kur po të shikoja ty, një nga gjërat që i thashë vetes, betohem në zot që thashë: ‘Dua nga ti që të mos më tregosh respekt’. Dhe kjo është perfekte për mua. Ndaj faleminderit. Dua që ti të futesh në ring dhe të mos më tregosh respekt. Dhe provosh të bësh çfarë mendon se është më e mira. Sepse aty në ring është dikush që që do të bëjë saktësisht të njëjtën gjë”.
Kristian Prenga: “Do bëj më të mirën vëllai im, të premtoj”.
Antoni Xhoshua: “Paç fat”.
Kristian Prenga: “Faleminderit”.
Lini një Përgjigje