TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2026, 19:03

Kombëtarja zbret në “Air Albania” për seancën e fundit stërvitore, kuqezinjtë të ndarë në grupe në prag të ndeshjes me Izraelin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kombëtarja zbret në “Air Albania” për seancën e
kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar këtë të premte seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të ndeshjes miqësore kundër Izraelit. Takimi do të luhet nesër në orës 20:00.

Nën drejtimin e stafit teknik, futbollistët kuqezi vijuan përgatitjet në një atmosferë pozitive dhe me përqendrim maksimal përpara sfidës. Gjatë minutave të para të seancës, e cila ishte e hapur për mediat, lojtarët u ndanë në grupe të vogla, sipas rutinës së zakonshme të stërvitjeve para ndeshjeve.

Vëmendje tërhoqën edhe disa prej dysheve të formuara gjatë ushtrimeve. Armando Broja dhe Anis Mehmeti, që aktivizohen në futbollin anglez, u panë së bashku gjatë fillimit të seancës. Ndërkohë, Kristian Shpendi dhe Luis Hasa, të cilët luajnë në kampionatin italian, zhvilluan stërvitjen pranë njëri-tjetrit.

Në një tjetër grup ishin të pranishëm futbollistët me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Naser Aliji, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi u panë së bashku gjatë fazës së parë të përgatitjeve në fushë.

Shqipëria synon të shfrytëzojë këtë ndeshje miqësore për të testuar formën e ekipit dhe për të konsoliduar skemat e lojës, përpara angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.

kombëtarja shqiptare miqësorja me izraelin

Lini një Përgjigje