TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2026, 18:41

Siguri e shtuar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, “blindohet” stadiumi ‘Air Albania’ një ditë para miqësores

Shkruar nga Pamfleti
Siguri e shtuar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, “blindohet”
stadiumi "air albania"

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit po zhvillohet nën masa të forta sigurie, një situatë që është bërë e zakonshme në çdo përballje të kuqezinjve me këtë kundërshtar.

Që në ditën e parë të aktiviteteve zyrtare para ndeshjes, u vu re një prani e shtuar e forcave të rendit në zonën përreth stadiumit. Krahas policisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka angazhuar edhe një numër më të madh punonjësish të sigurisë private për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Siguri e shtuar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, “blindohet”

Masat e sigurisë u shtrinë edhe brenda impiantit sportiv, ku u kryen kontrolle të detajuara me qen të specializuar anti-eksploziv në tribunat e stadiumit, përpara konferencave për shtyp dhe seancave stërvitore të dy ekipeve kombëtare.

Skena të ngjashme janë regjistruar edhe në vitet e kaluara gjatë ndeshjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Megjithatë, këto masa kanë shkaktuar shpesh pakënaqësi te tifozët, të cilët përballen me procedura të gjata kontrolli dhe pritje në hyrjet e stadiumit.

Siguri e shtuar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, “blindohet”

Autoritetet synojnë që përmes këtyre masave të garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ndërsa pritet që kontrollet e shtuara të vijojnë edhe në ditën e ndeshjes.

miqësorja me izraelin stadiumi

1 Komente

  1. T
    Tony

    Mos u shqetesoni, nuk jane aq budallenj Shqiptaret sa te felliqin vehten per cifutet.

    Lini një Përgjigje