Nuk kanë fund skandalet brenda Partisë Socialiste. Protestat e qytetarëve kanë çoroditur socialistët.
Përveç Ramës, i cili duket se nuk është më vetvetja, drejt asaj rruge po shkojnë edhe deputetët që i shkojnë nga pas. Deputetja e PS, Zegjine Çaushi, duket se ka arritur kulmin me një mesazh që i ka dërguar në rrjetin social "Instagram" influenceres Dea Mishel, ku krahas dy fotografive të saj, e ofendon me fjalët: “Të bësh ironi ti, shëmtirë, është fundi i botës”.

Përplasja nisi pasi kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar në Elbasan, ironizoi disa influencues që kanë mbështetur protestat kundër projektit në Zvërnec.
Pas deklaratave të kreut të qeverisë, Dea Mishel doli në mbrojtje të influencueseve që janë pozicionuar kundër projektit, duke i cilësuar ato si vajza të arsimuara dhe të artikuluara.
Në reagimin e saj, ajo kritikoi gjithashtu kryeministrin për praninë e Zegjine Çaushit në radhët e Partisë Socialiste.
“Mos bëj ironi me ne, kur ti ke futur në kabinet Zegjinenë, e cila nuk di të numërojë, nuk di të shkruajë shqip pa gabime, nuk di as të përdorë ChatGPT për ta nxjerrë veten nga lluca e saj, sepse nuk di as t’ia thotë emrin”, shkroi Dea.
Pas kësaj deklarate, debati u zhvendos në rrjetet sociale dhe në komunikimet private. Sipas pamjeve të publikuara, deputetja Çaushi i ka dërguar Dea Mishelit fotografi nga periudha kur ajo ishte pjesë e formatit “Big Brother”, duke e shoqëruar mesazhin edhe me ofendime personale.
Shkëmbimi i akuzave dhe ofendimeve ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke e kthyer përplasjen mes deputetes socialiste dhe influenceres në një nga temat më të komentuara të ditës.
Normal po shave do të shajnë . Ku e njeh Dea Michel Zegjinenë dhe ku e gjen të drejtën ta shajë publikisht… siduket nuk e njeh veten dhe problemet e veta