Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka hedhur akuza të forta ndaj Iranit. Ai ka deklaruar se po e përdor vendin e tij si mjet presioni në negociatat me Shtetet e Bashkuara.
Në një intervistë për CNN, Aoun iu drejtua drejtpërdrejt Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), e cila konsiderohet mbështetësja kryesore e Hezbollahut, duke deklaruar se Libani nuk mund të trajtohet si instrument në lojërat gjeopolitike të Teheranit.
“Nuk është vendi juaj, është vendi ynë. Irani po e përdor Libanin si një kartë negociuese në bisedimet e tij me SHBA-në”, tha Aoun.
Presidenti libanez akuzoi Teheranin se po ndjek interesat e veta në kurriz të popullit libanez. “Ju nuk po përpiqeni të na ndihmoni. Populli i Libanit po paguan çmimin për interesat tuaja”, deklaroi ai.
Aoun theksoi gjithashtu se mbetet i angazhuar për zgjidhje diplomatike dhe negociata që do t’i japin fund konfliktit, duke paralajmëruar se vendi i tij nuk mund të përballojë një tjetër përshkallëzim.
Presidenti libanez kritikoi edhe Izraelin, duke argumentuar se strategjia ushtarake nuk do të arrijë të eliminojë Hezbollahun.
“Ata mund të pushtojnë të gjithë vendin, mund ta rrafshojnë të gjithë vendin, por kurrë nuk do ta arrijnë objektivin e tyre”, u shpreh Joseph Auon.
Reagimi i tij shkaktoi një kundërpërgjigje të menjëhershme nga ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, i cili hodhi poshtë akuzat.
“Nëse Libani do të ishte një kartë negociuese për Iranin, ne do të kishim arritur një marrëveshje shumë kohë më parë”, shkroi ai në rrjetin X.
Diplomati iranian akuzoi gjithashtu Izraelin për pushtimin e territoreve libaneze dhe bombardimet e vazhdueshme, duke lënë të kuptohet se problemet e Libanit nuk burojnë nga Teherani.
Libani vetëm vëndi i këtij presidenti nuk është, aty izraeli e të tjerët bëjnë ligjin e vendosin kush do jetoje e kush jo, shtet koti!