TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2026, 21:08

Lukaku rikthehet me gol te Belgjika, fitore edhe për Kolumbinë e Kanadanë në prag të Botërorit

Shkruar nga Pamfleti
Lukaku rikthehet me gol te Belgjika, fitore edhe për Kolumbinë e
belhjika

Romelu Lukaku ka shënuar rikthimin e tij në fushën e lojës me një gol, pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të dëmtimit. Sulmuesi i Belgjikës realizoi në minutën e 96-të të ndeshjes miqësore kundër Kroacisë, duke vulosur fitoren 2-0 të skuadrës së tij.

33-vjeçari kishte qëndruar jashtë fushave që prej shtatorit 2025 për shkak të një dëmtimi në ije. Gjatë gjithë sezonit me klubin e tij, ai kishte grumbulluar vetëm 64 minuta aktivizim.

Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, vendosi ta nisë Lukakun nga stoli në sfidën e zhvilluar në bregdetin Adriatik, duke i besuar repartin ofensiv Charles De Ketelaere.

Belgjika kaloi në avantazh në minutën e 38-të falë golit të Youri Tielemans. Nga ana tjetër, Kroacia krijoi raste të rrezikshme, veçanërisht me kapitenin Luka Modrić, i cili luajti me maskë mbrojtëse për shkak të një dëmtimi dhe iu afrua golit pak para përfundimit të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, kroatët vazhduan të kërkonin barazimin. Ante Budimir goditi shtyllën rreth minutës së 60-të, duke humbur mundësinë më të mirë për skuadrën vendase.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Lukaku la gjurmën e tij. Në minutën e 96-të, ai shënoi golin e dytë për Belgjikën, duke regjistruar realizimin e tij të 90-të me fanellën e kombëtares.

Të dyja përfaqësueset vijojnë përgatitjet për Kupën e Botës, me synimin për të arritur formën optimale përpara nisjes së turneut. Kroacia do të përballet me Anglinë më 17 qershor në një nga sfidat e para të saj në kompeticion.

Kolumbia gjithashtu regjistroi fitore, duke mposhtur Kosta Rikën me shifrat 3-1, me Luis Diaz mes golashënuesve. Në fushë ishte edhe Kanadaja ndaj një tjetër pjesëmarrësi në aktivitet, Uzbekistanit të drejtuar nga Kanavaro. Osorio dhe Nelson ishin golashënuesit për skuadrën e vendit që do të jetë gjithashtu pritës i aktivitetit të kësaj vere.

 

belgjika kroaci kolumbia kanadaja ndeshjet miqësore

Lini një Përgjigje