TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2023, 15:34

“Galaktikët” harrojnë Mbappen dhe fokusohen te Jude Bellingham, Reali gati të paguaj 140 mln euro për "yllin" e Dortmundit

Shkruar nga Pamfleti

“Galaktikët” harrojnë Mbappen dhe fokusohen te Jude

“Galaktikët” duket se kanë hedhur pas krahëve “fiksimin” e tyre me ylli francez “Mbappe” dhe janë fokusuar te britaniku Bellingham. Tashmë nuk është më konspiracion, por në fakt Real Madrid ka një interes konkret për shërbimet e Jude Bellingham të Dortmundit.

Mësohet se një agjent i Real Madrid është në Dortmund për të folur me shoqëruesit e Jude Bellingham. Siç raportohet, përfaqësuesi i “Los Blancos” ka shkuar për të takuar lojtarin dhe për të marrë “po-në” e tij, me qëllim për të fituar konkurrencën me ndonjë klub tjetër të mundshëm.

Pasi të merret aprovimi i mesfushorit anglez, Real Madrid do të fillojë bisedimet me Borussia Dortmund, të cilët kërkojnë nga 100 deri në 140 milionë euro për kartonin e yllit të tyre.

dortmund bellingham real

Lini një Përgjigje