TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2023, 23:07

VAR-i shpëton Barcelonën në fund, katalanasit kthehen në +9 ndaj Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti

VAR-i shpëton Barcelonën në fund, katalanasit kthehen në +9

Barcelona merr një fitore minimale ndaj Bilbaos në transfertë. Goli i Rafinjës i anuluar fillimisht për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit në VAR festa iu kthye katalanasve që marrin tre pikë shumë të rëndësishme në garën për titull. Në minutën e 87, erdhi edhe goli i barazimit, por u anulua me VAR për shkak të një faulli në fillim të aksionit.

Blaugranat me këtë fitore shkojnë në kuotën e 65 pikëve, plot 9 pikë diferencë nga Reali i Madridit në vendin e dytë. Një hap shumë i madh drejt titullit kampion, teksa kanë mbetur edhe 13 ndeshje nga fundi i kampionatit

barcelona la liga atletik bilbao

Lini një Përgjigje