TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 18:37

Vijon jehona ndërkombëtare e protestës, 'Reuters' transmeton live tubimin

Shkruar nga Pamfleti

Vijon jehona ndërkombëtare e protestës, 'Reuters'

Protesta e nëntë e opozitës ka nisur në Tiranë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit në protestë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjatë marshimit kanë artikuluar thirrje kundër qeverisë dhe kanë mbajtur pankarta me mesazhe politike.

Një prej pankartave të shfaqura në protestë mbante mbishkrimin: “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, duke iu referuar pakënaqësive të shprehura nga protestuesit ndaj qeverisë.

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Revolucion”, “Jep dorëheqjen” , "Edi Rama ka mbaru" dhe “Rama në burg”, ndërsa turma është drejtuar drejt selisë së qeverisë.

Zhvillimet e protestës po pasqyrohen live edhe nga 'Reuters', duke vijuar jehonën e mediave ndërkombëtare lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Lini një Përgjigje