TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 17:35

Rama në Shkodër për 35-vjetorin e PS-së, qytetarët e presin me protestë

Shkruar nga Pamfleti
Rama në Shkodër për 35-vjetorin e PS-së, qytetarët e
Protesta në Shkodër

Teksa Partia Socialiste feston 35-vjetorin e themelimit të saj, aktiviteti i organizuar në Shkodër është shoqëruar me protesta nga qytetarë që kundërshtojnë politikat e qeverisë.

Pak para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në qytet, një grup protestuesish u pozicionuan në hyrje të Shkodrës, ku shfaqën pankarta kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec të Vlorës, kundër ndërtimit të resortit nga Bashkim Ulaj në Rrjoll dhe ‘në mbrojtje të familjes’.

Protesta u zhvillua paralelisht me përgatitjet për aktivitetin përkujtimor të Partisë Socialiste, i cili pritet të mbahet në ambientet pranë Kalasë së Rozafës.

"Kryeministri do të shesë vendin tonë, gjithë këto vende përrallore që kemi ne, është ekstreme kjo. Jo ky pushtetar s’mund të na shesë vendin tonë, por asnjë. Skëndërbeu e Fishta kanë luftuar me gjithçka për të mbrojtur vendin, dhe ne do ta mbrojmë me gjak", shprehet një protestues.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e takimit, autoritetet kanë angazhuar një numër të konsiderueshëm forcash policore. Në terren janë parë efektivë të Policisë së Shtetit, FNSH-së, njësisë “Shqiponja” dhe strukturave të tjera të rendit.

Prania e shtuar e policisë ka qenë e dukshme në të gjithë perimetrin përreth kalasë, ndërsa hyrjet kryesore drejt zonës së aktivitetit janë monitoruar nga afër nga forcat e sigurisë.

Vizita e kryeministrit në Shkodër vjen në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, ndërsa protesta e qytetarëve i ka dhënë ngjarjes edhe një dimension politik.

rama proteste shkoder

Lini një Përgjigje