TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 13:13

PD 'i vjedh' kuazën protestuesve, dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve

Shkruar nga Pamfleti
PD 'i vjedh' kuazën protestuesve, dorëzon në Kuvend
Gazment Bardhi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar këtë të hënën në Kuvend një paketë ligjore që bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ky lajm është bërë i ditur nga Gazment Bardhi, i cili ka artikuluar publikisht kauzat e protestesve që prej 8 ditësh i kanë kërkuar para Kryeministrisë.

Paketa që PD ka depozituar në Kuvendi sipas Bardhit përmban:

1. Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.

2. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

3. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve.

4. Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

“Paketa që dorëzuam në Kuvend nuk është thjesht një nismë partiake e opozitës. Ajo sjell në Parlament zërin e shoqërisë që proteston kundër shkatërrimit të Shqipërisë nga një qeveri që deri më sot e ka trajtuar vendin si pronë private”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Ishte kreu i PD,  Sali Berisha që parlajmëroi ndryshimin e qëndrimit për protestën, pasi 'revolucioni i flamingove' arriti dje në ditën e 8 të protestës. 

Edhe pse në shesh thirrjet e protestuesve kundër tij nuk munguan me mesazhet 'opozitë e shitur' dhe 'Berisha në burg', kreu i PD deklaroi se këto janë protestat më të fuqishme kundër Ramës.

“Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës, për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar, dhjetëra mijëra qytetarë që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë anulimin e vendimeve të tij të cilat janë një kërcënim madhor për mjedisin në Shqipëri dhe prishin përfundimisht klimën e investimeve në vend." tha Berisha dje.

pd \'i vjedh\' kuazën protestuesve dorëzon në kuvend shfuqizimin e 4 ligjve

2 Komente

  1. A
    Aleksander

    sa shpejt u kujtua, i kaloi ajri permes vrimes bardhoshes,,felliqesire

    1. E
      Egli

      vemje kameleona. po kushti 1 burg per Ramen dhe Berishen? dmth veprojne shpejt per kushtet e tjera por harrojne themelin,, hahhaha

      Lini një Përgjigje