Rama i ka cilësuar tubimet si një “revolucion imagjinar i flamengove”, duke shprehur keqardhje për fjalimet e mbajtura atje, por nga ana tjetër, Rama ka pranuar se po argëtohet pa masë me memet e krijuara në rrjet.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai ka ndarë disa nga pankartat më pikante nga protesta e qytetarëve që mbahen prej ditësh në disa qytete të vendit kundër ndërtimit në Zvërnec.
Rama përgëzoi qytetarët për krijmtarinë e tyre në pankarta ku thotë se ato që i kanë pëlqyer më shumë nuk i poston dot pasi theksoi se janë të “nxehta” dhe se nuk do të krijojë keqkuptime të reja.
“RROFTË MEMEMANIA. Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove. Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama.
Protestat që nisën kundër projektit në Zvërnec dje hynë hyrë në ditën e tetë, ndërsa tubime janë zhvilluar edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Protestuesit janë mbledhur sërish dje pasdite në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas ata kanë marshuar në drejtim të Kryeministrisë, ku kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën në kor slogane si: “Shqipëria e Shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
me e bukura nga te gjitha eshte : EDI RAMA DOREHIQU
PARODI___________ APOLOGJIA E RAMËS–VENDOS UNË DHE JO JU.__________ Jam i zhgënjyer me protestën, mos kujtoni se po më diskretitoni, harroni që unë jam mjeshtri i cirkut, s'dorëhiqem vetëm se ju doni.___________ Thatë se unë paskam mbaruar, dhe nuk vlekam fare as një lekë, e në vend që të shes Zvërnecin, bashkë me Saliun të shitem vetë._________ Por unë nuk lëviz nga istikami, ju vazhdoni bëni meme e duroni, jua kam thënë mos rrini në kafe, shkoni punoni e mos protestoni.__________ Mua më dukeni si honxho-bonxho, nuk keni logjikë dhe jeni dërrasë, jeni llozhëra që flisni pak fjalë, kurse unë jam orator artist me klas.________ Nuk kam kohë të merrem me ju, e as të bëj zgjedhje kur ju doni, kam marrë në maj 800 mijë vota, me ç'të drejtë dorëheqjen kërkoni?_________ Ja ika unë, po pastaj ç'do bëni? Askush s'mund t'ju fusë në BE, i kemi hapur të gjithë kapitujt, deri në 2030 i mbyllim me nge.____________ Për mua kjo është një luftë hibride, armiq të jashtëm na kanë zili, rezorti në Zvërnec do të ndërtohet, për këtë vendos unë në Shqipëri. __________ Para 10 vitesh flamingon e hanin, se në lagunë bëhej gjueti pa leje, do thoni ju atëherë qeverisja unë, por tani askush nuk guxon prej meje.________ E dua flamingon më shumë se ju, dhe pelikanin me kaçurrelat e tij, unë bëra 'Edenin' te Kryeministria, që në mes të natyrës rehat të rri. __________ Nuk e bëra parkun që t'ja fus qylit, e të parazitoj me taksat tuaja, s'e bëra që t'ju tregoj që jam si Zeus, por për t'ju treguar që natyrën e dua.__________ Prandaj edhe pse jam i zhgënjyer, me batuta dhe meme s'më hiqni dot, provojeni a bëheni dot 800 mijë vetë, mbushni bulevardin dhe sheshin plot?________ Deri atëherë mua këtu do më keni, unë kam shtetin ju mikrofonin n'dorë, unë kam qeverinë dhe propagandën, ju vazhdoni protestat për disa orë._______ Do vijë momenti që do lodheni, e durimi pastaj do ketë mbarim, qëndresa do shuhet e ju do ikni, dhe unë do vazhdoj sundimin tim.
Tani e argeton rrevolta.. Hemm ne fillim keshtu argetoi revolta edhe Luigjin XVI, si perfundim doli me koke ne torbe..
Hajdar aga i ke te mathmet me plaga, kujdes me popullin se do perfundosh te shoket e tu Likja e Erioni e do kendoni kengen me valle te gocave'ne jemi tre shqiponja komtiromla'.
I nderuar Pamfleti! Ka vite qe keni bere nje pune fisnike duke denoncuar pa dallim gjithe hajdutet dhe kriminelet politikane dhe ata telidhur me politiken. Sot kemi nje energji te re qe po mbush rruwmget. Dhe ky esgte nje sukses i pare i madh. Sukses mbi suksese eshte fakti se ne shqiptaret nuk qenkemi dele te përbuzur. Prandaj, vazhdo tutje, kap momentumin. Analizo me mire keto ngjarje, hulumton dhe ndihmo te kanalizohet drejte kjo energji. Gjej dinjitoze e pakënaqur, përkrahni ata duke i vendosur ne ball te popullit! Mos lejoni te manipulohet kjo energji shprese nga PD e PS e LSI. Sic e thonin dijetarët tane: " me kete rini e kete popull kaq te mrekullueshem, vertet eshte mekat te lengoj Shqiperia". Ne vazhdojme te kemi besim te Ju Pamfleti. Rroftë nëna Shqiperi! Rroftë kombi shqiptar!
Po te vjen zjarri ne shtepine tende. Ndaj flet budalleqe.
Kesaj rradhe me duket se nuk ja hedh dot o pinok.
Ku ka me kreativ si ty. Po me te bukur, ska e ska. Po me te zgjuar, as behet fjale. Kur ishte ajo dite qe linde ti. Shkelqeu dielli si asnjehere tjeter. Po te kthehet rrota mbrapsht Rame. Po shkruaji ato testamente, se ku i dihet!!! Leku madh ha koken e te zotit.
Edhe bretkosa ashtu kenaqej e argetohej me te ngrohtin, qe sa vinte dhe rritej. Pastaj kur desh me e fresku byç,,n e vogel nuk pati me fuqi. Sdq ti mos u merzit o gjo e gjate dhe e shtremet, do kesh kohe ti kuptosh gjonat.... po masi te digjet byç...a.