TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 19:18

Rama del me teori të re: Parullat po frymëzojnë dhunë!

Shkruar nga Pamfleti
Rama del me teori të re: Parullat po frymëzojnë dhunë!
Rama

Kryeministri Rama ka kritikuar sloganet e përdorura në protestat e fundit kundër projektit në Zvërnec dhe kundër qeverisë. Sipas tij, këto parrulla mbartin rrezik pasi frymëzojnë dhunë.

Teksa ka folur nga Shkodra, ku mori pjesë në aktivitetet për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Rama komentoi sloganin “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, duke thënë se bëhet fjalë për një shprehje që nxit përçarje dhe frymëzon dhunë.

“‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’ është një parullë që ka qenë parulla që frymëzonte dhunën dhe frymëzonte atë hata që i ndodhi një vendi aq të madh dhe me aq shumë tragjedi si Gjermania”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, slogane të tilla janë të rrezikshme, pasi promovojnë përjashtimin dhe ndarjen mes njerëzve.

“Çfarë do të na ndodhte ne shqiptarëve nëse Italia do të thoshte ‘Italia është e italianëve, ikni andej nga keni ardhur’, sikur Greqia të thoshte ‘Greqia është e grekëve, ikni andej nga keni ardhur’?”, u shpreh Rama.

Kryeministri komentoi edhe protestat kundër projektit në Zvërnec, duke u shprehur i habitur që mes protestuesve ka edhe mbështetës të Partisë Socialiste.

“Më thonë se atje kanë dalë edhe njerëz që janë tanët, njerëz që votojnë për ne. Por çfarë bëjnë akoma sot? Mbrojnë Shqipërinë nga unë, nga ju dhe nga PS? Mbrojnë natyrën nga ne?”, tha Rama.

Teksa iu përgjigj akuzave për dëmtim të mjedisit, kreu i qeverisë u justifikua duke thënë se politikat e qeverisë janë pro mbrojtjes së biodiversitetit, duke përmendur flamingot dhe pelikanin kaçurrel si shembuj të specieve që, sipas tij, po rikthehen falë masave të marra nga institucionet.

“Ne nuk jemi shkatërrimtarët, ne jemi shpëtimtarët”, deklaroi Rama.

2 Komente

  1. D
    Dge

    U dhje ne breke nga frika ky.. Iku.. Panik

    1. T
      Tony

      Dhits ke qene gjithe jeten qe femije.

      Lini një Përgjigje