TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 19:02

“Do na hidhen në fyt flamingot”, Rama sulmon protestuesit nga Shkodra: Ne ndërtojmë ditën, ata e prishin natën!

Shkruar nga Pamfleti
“Do na hidhen në fyt flamingot”, Rama sulmon protestuesit nga
Edi Rama

Në festën e 35-vjetorit të PS-së në Shkodër, kryeministri Edi Rama ironizoi protestuesit që po mbushin sheshet prej ditësh, teksa përdori legjendën e Rozafës për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Duke komentuar pjesëmarrjen në aktivitetin e zhvilluar në Kalanë e Rozafës, Rama tha se kritikët do të pretendojnë se të pranishmit ishin mbledhur me detyrim nga administrata.

“Do na hidhen në fyt menjëherë flamingot dhe do thonë patronazhistë, administrata janë mbledhur atje me zor të madh”, u shpreh kryeministri, duke përdorur termin “flamingot”, që së fundmi është lidhur me protestat që nisën kundër projektit në Zvërnec dhe më pas morën përmasë të mëdha.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe legjendën e Kalasë së Rozafës, duke e përdorur si metaforë për mobilizimin qytetar kundër tij.

Sipas tij, edhe sot ekzistojnë forca që punojnë për të ndërtuar dhe të tjera që përpiqen të pengojnë përparimin e vendit. Kryeministri citoi gjithashtu Fishtën dhe Konicën, duke thënë se “halli më i madh i shqiptarit i vjen nga shqiptari”.

“Kur po ngjisnim ato rrugicat e kalasë për të ardhur deri këtu dhe më thoshin që ka shumë njerëz, thashë: apo thonë çfarë dëshirojnë apo çfarë është në realitet, sepse shumë njerëz kanë rezistuar deri në fund të asaj ngjitjeje, i bie jo vetëm që jemi të fortë, por më të fortë se asnjë tjetër.

Do na hidhen në fyt menjëherë flamingot dhe do thonë patronazhistë, administrata janë mbledhur atje me zor të madh, por unë ju falenderoj shumë dhe ju çmoj shumë, për mundimin për t’u ngjitur deri këtu së bashku, një ngjitje që ka qenë jo e lehtë dhe duke marrë parasysh nga nisën ata që kanë themeluar PS, dhe ata që morën guximin në Shkodër ta çelin degën e PS, nuk kemi arsye të qahemi nga vështirësitë, por i kemi të gjitha arsye për t’u ngjitur dhe për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku na kanë lënë rilindasit dhe ku ia kemi borxh fëmijëve tanë, në BE.

Duke u përpjekur të bëj disa mendime, po mendoja që pavarësisht se kjo skenë këtu është zgjedhur për bukurinë e vet të jashtëzakonshme, gjithsesi më duket sikur sot pikërisht ky takim na lidh në të sotmen, në atë që është edhe legjenda e kësaj kalaje, legjenda e atyre që përpiqeshin të ndërtonin ditën dhe atyre që e prishte natën.

Ishin vëllezër dhe ajo legjendë në fakt ka reflektuar në vazhdimësi me jetën shqiptare shekull pas shekulli, edhe në letra të shkruara nga mendjet e mëdha që nga Fishta te Konica, të cilët e kanë pasur të pamundur mos ta lënë edhe me shkrim që halli më i madh i shqiptarit i vjen nga shqiptari. Lajmi i mirë për ne është që shumica e shqiptarëve tanimë është shumë e qartë dhe e vendosur për të çuar deri në fund këtë mision historik që fati e ka sjellë në dorën tonë dhe detyra jonë është që ta çojmë deri në fund”, u shpreh Rama.

edi rama revolucioni flamingot protesta

3 Komente

  1. T
    Tony

    Ketij qelbësire, mirë është t’i behet gjyqi në sheshin ‘Skënderbeu’ brenda ne kafaz që ta laje populli me gëlboqe. E ndjen fundin si duket ndaj flet përçart.

    1. D
      Dget

      Ti vetem shkaterron dhe shemton

      1. A
        Arbian Çelentano

        NA DUHEN CA PSIKIATER TRIMA JO BYTHEC QE TE LESHOJNE DIAGOZEN E KETIJ MONSTRE TE IKUR NGA FIQIRI. KJO E SHKURTON KOHEN E LARGON RAMEN ME DINJITET PSIKOPATIK, I HAP RRUGE QEVERISE SE RE TEKNIKE DHE ZGJEDHJEVE DHE FIK PROTESTAT.

        Lini një Përgjigje