TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2026, 18:33

Balla: Zvërneci nuk është investim izraelit, transferimi i tokës është kryer ligjërisht

Shkruar nga Pamfleti
Balla: Zvërneci nuk është investim izraelit, transferimi i
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë sqarime lidhur me projektin e investimit prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec, ndërsa ka komentuar edhe debatet dhe protestat që kanë shoqëruar këtë çështje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një pjesë të fjalës së tij në Kuvend, Balla ka deklaruar se projekti “Zvërnec Peninsula” do të zhvillohet tërësisht në tokë private dhe se të gjitha procedurat e transferimit të pronësisë janë kryer në përputhje me ligjin.

Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është tërësisht në tokë private. Dokumentacioni vërteton se për secilën prej 5 parcelave ekzistojnë marrëveshjet përkatëse për zhvillim dhe blerja me vlerë 225 milionë euro. Pronar i tyre është shoqëria ‘Albania Land Development’ sh.p.k. Transferimi i pronësisë është kryer në mënyrë të ligjshme pas verifikimeve nga të gjitha institucionet kompetente. ‘Zvërnec Peninsula’ është një projekt zhvillimi multifunksional që përfshin hoteleri, shërbime dhe rekreacion dhe që respekton 100% natyrën”, shkroi Balla.

Në deklaratën e tij, ai ndaloi edhe tek identiteti i investitorëve, duke kundërshtuar pretendimet se projekti financohet nga kapital izraelit.

Investitori që ka dhënë 225 milionë dollarë ka garanci nga shteti shqiptar. Janë dy investitorë nga Katari që kanë paguar lekët. Katari dhe Izraeli janë dy vende të ndryshme për shumë arsye, përfshirë edhe ato që lidhen me besimin”, u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist akuzoi gjithashtu atë që e cilësoi si një fushatë dezinformimi në rrjetet sociale lidhur me projektin dhe protestat kundër tij.

Sipas Ballës, në kulmin e sezonit turistik po qarkullojnë informacione dhe materiale që synojnë të krijojnë një perceptim negativ për Shqipërinë.

Nuk ka asnjë dyshim që në kulmin e sezonit turistik po tentohet të shpërndahet mesazhi se Shqipëria nuk ia vlen të vizitohet këtë vit për shkak të protestave”, tha ai.

Deklaratat e Ballës vijnë në një kohë kur projekti në Zvërnec ka nxitur debate të forta publike dhe protesta qytetare, me kundërshtarët që shprehin shqetësime për ndikimin e tij në mjedis dhe zhvillimin e zonës.

balla zverneci

1 Komente

  1. K
    Koha

    Hajdutet qe ndryshojnë deklarata ore e ças!

    Lini një Përgjigje