TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2023, 21:54

Grabitet shtëpia e Mohamed Salah, nipi i sulmuesit të Liverpulit zbulon vjedhjen

Shkruar nga Pamfleti

Grabitet shtëpia e Mohamed Salah, nipi i sulmuesit të Liverpulit

Grabitet shtëpia e sulmuesit të Liverpulit, Mohamed Salah, në Kajro. Kështu bën të ditur “Goal” duke iu referuar mediave vendase.

Nipi i Salah po kalonte aty pranë kur zbuloi se dritaret e shtëpisë ishin të hapura. Një kontroll i shpejtë zbuloi se vila ishte në rrëmujë dhe ishin vjedhur disa marrës satelitorë.

Tani po hetohet për vjedhjen për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Personeli i sigurisë po intervistohet dhe po kontrollohen kamerat e vëzhgimit për të identifikuar autorët.

mohamed salah sulmuesi i liverpulit

Lini një Përgjigje