TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2023, 20:33

Ernest Muçi lë gjurmë në Poloni, sulmuesi shqiptar dhuron spektakël para grumbullimit

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi lë gjurmë në Poloni, sulmuesi shqiptar dhuron

Ernest Muçi është  një nga më të mirët te Lexhia e Varshavës në këtë edicion në Poloni duke ndihmuar skuadrën e tij të qendrojë në podiumin e kampionatit. Edhe sot ai ishte protagonist me një asist, në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Stal Mielek.

Në ndeshjen ku ish-sulmuesi i Tiranës ishte si zakonisht titullar, Muçi la shenjë në fundin e pjesës së parë të sfidës, teksa dha një pasim “me telekomandë” nga e majta për Pekhart. Sulmuesi nuk gaboi me gjuajtjen e tij me kokë, duke i dhënë avantazhin 1-0 Lexhias.

Kjo e fundit më pas shënoi edhe golin që vulosi suksesin 2-0 në minutat e fundit të pjesës së dytë, teksa vetë Muçi ishte në fushë deri në minutën e 83.

Asisti i sotëm ishte i 5 në këtë kampionat për Muçin, i cili ka shënuar edhe 3 gola në 23 ndeshjet ku ka luajtur deri më tani.

Muçi me këtë asist i jep një tjetër mesazh trajnerit Silvinjo për ta thirrur në Kombëtare për ndeshjet e marsit.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptar

Lini një Përgjigje