
Kategoria e Dytë ka luajtur ndeshjet e fundit të javës së 15, me surprizat që nuk munguan.
Në dy ndeshjet e fundit të Grupit A, Veleçiku mundi 2-0 Adën, ndërsa Murlani mundi në shtëpi 1-0 Bulqizën.
Në Grupin B ra në sy fitorja 1-6 e AF Elbasanit përballë Maliqit. Pogradeci hodhi një hap fals për kreun duke u ndalur në barazim pa gola përballë Delvinës në transfertë.
Në rezultatet e tjera, Butrinti mundi AF Luftëtarin 2-1, Albpetroli dhe Labëria barazuan 2-2, Memaliaj u mund në shtëpi 1-4 nga Tepelena dhe Shkumbini mundi minimalisht në shtëpi Devollin.
Lini një Përgjigje