
Taulant Seferi duket se ka gjetur një formë mjaft të mirë me skuadrën ukrainase të Vorskla Poltavës, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës në kampionat.
“Viktima” kësaj radhe ishte skuadra e Veres-Rivne, të cilës sulmuesi i Kombëtares i shënoi në minutën e 25 të takimit, për të kaluar skuadrën e tij në avantazh.
Sa i përket golit të dytë, Seferi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85, për të barazuar shifrat në 2-2.
Javën e shkuar Seferi realizoi dy gola në fitoren e Vorsklas dhe pak ditë më parë ka marrë një ftesë nga Silvinjo për të qenë me kombëtaren shqiptare në ndeshjet e marsit.
Ky është goli numër 8 në kampionatin ukrainas për ish-in e Tiranës dhe i katërti në dy ndeshjet e fundit. Gjithashtu ai ka shënuar dhe dy gola të tjerë me Vorsklën në ndeshjet miqësore.
Lini një Përgjigje