TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 18:23

Protesta qytetare, Klodiana Lala: Rama kërkon tensione, ka presione ndaj protestuesve

Shkruar nga Pamfleti
Protesta qytetare, Klodiana Lala: Rama kërkon tensione, ka presione ndaj
Protesta

Sot është dita e 11 që qytetarët protestojnë kundër politikës së vjetër, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si Kryeministër. “Rama në burg, Berisha në burg” janë thirrjet që kanë shoqëruar protestën qytetare, ndërsa protestuesit kërkojnë largimin e panegociueshëm të Kryeministrit.

Lidhur me protestën, e cila ka tronditur politikën, gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar disa detaje nga studio e Neës24. Ajo tha se ka tentative për të përccarë protestuesit, por po ushtrohet gjithashtu presion ndaj tyre.

“Një prej personave që foli në protestë kishte një biznes të vogël dhe të nesërmen iu bë presion. Pra deri këtu kanë arritur, pra zoti Rama mund të përdorë të gjithë skenarët për të krijuar tension. Absolutisht ka kauza shumë të forta për të protestuar, miliona euro të vjedhura krimi i organizuar gëlon në këtë vend. Do të thoja që do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm”, tha ajo.

 

protesta lala rama

Lini një Përgjigje