TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 13:49

"Berisha në burg"/ Kreu i PD kërkon përfshirje: Kërkova në PPE mbështetje ndërkombëtare për protestat

Shkruar nga Pamfleti
"Berisha në burg"/ Kreu i PD kërkon përfshirje:
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha një një dalje për mediat deklaroi sot se ka kërkuar te Partitë Popullore Europiane mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare në Shqipëri.

Po ashtu Berisha tha se informoi audiencën se protesta nuk është thirrur nga PD, por mbështetet nga selia blu, pasi kërkesat janë shumë të drejta. 

“Unë paraqita situatën reale në Shqipëri, ku dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit. Janë ngritur me kërkesa të drejta: dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë një shkelje flagrante e ligjeve kushtetuese të vendit dhe direktivave kryesore të Komisionit Europian për mjedisin, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e natyrës. Denoncova me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet, talljet, fyerjet, etiketimet që ai u bën protestës rinore, qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi. Kërkova nga drejtuesit e Partisë Popullore dhe të pranishmit, të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre në mënyrë që kriza e thellë që ka mbërthyer vendin, që tashmë ndodhet në sallën e urgjencës, të zgjidhet në mënyrë paqësore: largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja. Kjo ishte rekomandimi im dhe pati shumë interes edhe gjatë fjalës dhe pas fjalës për situatën në Shqipëri”, tha Berisha.

Sipas kryedemokratit Konferenca u kryesua direkt nga presidenti i EPP-së, Manfred Weber dhe në të ishin pjesëmarrës kryeministrat e Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, kryetari i parlamentit të Serbisë, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, dhe nga Shqipëria Berisha, Albana Vokshi dhe Enri Çeno.

Ndërkohë në protestë të rinjtë nuk i kanë ndalur thirrjet kundër kastës të vjetër poltike duke mbajtur në duar pankartat 'Rama në burg, Berisha në burg'.

Lini një Përgjigje