TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 10:08

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Presidenti Begaj: Tempulli i përpjekjeve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Presidenti Begaj: Tempulli i përpjekjeve
Presidenti Bajram Begaj

Sot shënohen 148 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar dhe momenti që shënoi fillimin e organizimit politik kombëtar në mbrojtje të trojeve dhe identitetit shqiptar.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar përvjetorin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku vlerëson rolin historik të Lidhjes së Prizrenit në procesin e ndërgjegjësimit dhe bashkimit kombëtar.

“148 vjet më parë, në Prizren u mbajt Lidhja e Prizrenit. Lidhja ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare, tempull i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm", shkruan Begaj në rrjetet sociale.

Kreu i shtetit thekson se mesazhi dhe vlerat e Lidhjes së Prizrenit mbeten aktuale edhe sot, duke shërbyer si simbol i unitetit, përgjegjësisë kombëtare dhe përkushtimit ndaj interesave të shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet një thirrje e përhershme për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë. Shembulli, kuraja dhe mençuria e tyre mbeten frymëzim i vazhdueshëm për kombin tonë dhe do të nderohen përjetë nga ne”, përfundon ai.

Data 10 qershor zë një vend të veçantë në historinë kombëtare. Më 10 qershor 1878 u mblodh Kuvendi i Prizrenit, i cili shpalli krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Punimet e kuvendit u drejtuan nga Iljaz Pashë Dibra, ndërsa programi politik u hartua nga figura të shquara të Rilindjes Kombëtare, mes tyre Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto dhe Zija Prishtina.

Lidhja e Prizrenit konsiderohet organizata e parë politike dhe ushtarake mbarëshqiptare. Në kuvend morën pjesë delegatë nga katër vilajetet shqiptare të kohës – Shkodra, Manastiri, Janina dhe Kosova me synimin për të mbrojtur trojet shqiptare, për të avancuar bashkimin e tyre administrativ dhe për të afirmuar para opinionit europian identitetin e veçantë kombëtar të shqiptarëve, pavarësisht përkatësive fetare.

2 Komente

  1. v
    vk

    Erdhi nga haxhilleku ky?!

    1. l
      liyg

      Ke gabuar histori Begaj! Ishte nje renie dakord per te mos u ngritur ndaj turqve per nje periudhe te caktuar..sepse kishin probleme ne vende te tjera..Nejse vk, noteri i Rames je ti!

      Lini një Përgjigje