Kryeministri sulmon Live komentuesit, vijon me gjestet dhe mimikat e çuditshme
Protesta duket se e ka vënë në siklet Edi Ramën. Edhe pse tenton të tregojë se e ka marrë me sportivitet, sjelljet dhe gjestet e tij tregojnë se kryeministri nuk i ka fort mirë punët. Dhe armiku tani janë influencerët apo blogerët. Ashtu si në Elbasan apo në Shkodër edhe në Fier, Rama vijoi me sjelljet dhe me mimikat e çuditshme.
Madje, në një moment që tërhoqi vëmendjen, Rama nisi të lexonte komente të printuara në letër nga rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikëve të tij.
Krahas leximit të komenteve, Rama shfaqi edhe mimika, gjeste ironike dhe batuta ndaj blogerëve që sipas tij po ushqejnë debatin kundër investimit në Zvërnec.
“Ata blogerët e marrin pijen që kanë marrë për të pirë dhe pastaj e hedhin. Edhe thonë ‘Shqipëri hesapi, duam flamingot’. Por jeni të sigurt se ju duan flamingot ju? S’kanë gojë. Kjo është kur thoshte miku im, i ndieri Bujar Lako, të kesh dy bythë, një ta mbash e një ta çash”, tha Rama mes të qeshurave dhe ironive.
Kryeministri tregoi edhe për një bisedë telefonike që sipas tij kishte zhvilluar me një pjesëmarrës në protestë, duke e përdorur si shembull për të kundërshtuar argumentet e protestuesve.
“Pata një telefonatë me një djalë atje në protestë. ‘Me kë e kishe atë punën e patriotëve’, më tha. I thashë ‘dëgjo, nëse je patriot, pse merr pjesë në një mashtrim publik?’”, deklaroi Rama. Pra duket qartë se kryeministri është në siklet.
Për herë të parë në 35 vite demokraci, një protestë masive nuk po ngrihet për të sjellë në pushtet opozitën dhe as për të rrëzuar një qeveri në favor të një partie tjetër. Në rrugët e Tiranës po dëgjohet një mesazh krejt tjetër: largohuni të gjithë.
“Rama ik”, “Berisha në burg”, “Opozitë e shitur”. Këto nuk janë sloganet e një partie politike. Janë thirrjet e një brezi që nuk beson më tek asnjëra palë e kastës së vjetër.
Zvërneci ishte vetëm shkëndija. Zemërimi kishte vite që grumbullohej. Korrupsioni, varfëria, largimi i të rinjve, mungesa e shpresës, kapja e shtetit, shkatërrimi i institucioneve dhe pandëshkueshmëria kanë prodhuar diçka që politika nuk e kishte parë prej kohësh: një revoltë kundër të gjithëve. Prandaj Edi Rama duket i sikletosur. /Pamfleti
Ore protestues mjaft me!Mereni me nje bure plak.Duket sikur po i leviz mendja. E pate ne Fier??!!!Mos o zot!
Duhet ta kontrolloni se nuk është mirë fare.Po rrëshket para syve.
KARAGJOZ. FARE PAK DUHEJ QE TI DILTE BOJA. BO SA TURP QE E PASKEMI PASUR KRYEMINISTER. TURP.TURP.TURP.
Iku i shkreti….
Do shohim sa aktor do behesh kur te te vijne te zyra apo te shpia. Je trembur aq shume, sa vertet nuk dime ke kemi ca te besh. Dhe ske faj. Kembanat bien per ty. Te rrofshin pasurite tani, piji lengun.
Mendova qe kishe 2 pare mend, po qenke kastravic fare. Pushteti gjate ta ka mpire trurin. Ti akoma spo kupton ku je!!!! Arroganca nuk te shpeton, perkundrazi ndez urrejtjen dhe revolten e njerezve. Po i shton telashet vetes. Askush nuk ka dale i humbur nga modestia. Ti je thjesht nje administrator, jo pronar i ketij vendi. Nuk mund ti shesesh pordh popullit tend. Se ne thelb je thjesht nje hajdut ordiner. Vodhe te inceneratoret, Vodhe me Akshin, Vodhe me Belinden te punet publike, Po vjedh pa fund me AZHT, me lejet e ndertimit po ben trafik droge ne port, je bere pronar i aeroporteve, porteve qendrave te bizneseve bankave private i babezitur ke qene. Dhe tani as e con ne mendje qe te ka ardh fundi. Edi zgjohu, ka ardh koha te paguash.
Mos u merrni me sjelljen e kllounit. Nuk eshte i qete sepse nuk mund te jete i qete. Eshte ne hall te madh. Nje thirrje kam per protestuesit. Qendrese qendrese, duke bllokuar gjithcka dhe te pergatitur per perballje. Nuk ka force me te madhe se ne. Ky kryeminister legen ordiner hajdut nuk duhet lejuar dhe 1 dite ne ate detyre. Me kembengulje deri sa te detyrohet te dorehiqet. Eshte rrezik kombetar. Eshte i papergjeghshem ne sjelljen e tij. Autokrat qe dhe pas 22 vjetesh ne pushtet, persor cdo mjet si e si te kacaviret ne majat e pushtetit. Ta shporrim e terheqim zvarre qelbesiren.
Pse ka akoma njeri qe degjon kete kufome