TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2026, 09:40

Protestat ndezin luftën brenda socialistëve: e majta po ngrihet kundër liderit të saj

Shkruar nga Pamfleti
Protestat ndezin luftën brenda socialistëve: e majta po ngrihet
Edi Rama /

Nga Lea Ypi te Fatos Tarifa e Elisa Spiropali, gjithnjë e më shumë zëra pranë së majtës po sinjalizojnë se beteja për largimin e Edi Ramës nuk po zhvillohet vetëm në opozitë, por edhe brenda vetë kampit socialist...

Me kalimin e ditëve të protestave qytetare, po bëhet gjithnjë e më e qartë loja dhe aktorët që qëndrojnë në prapaskenën e këtij teatri të madh politik.

Më shumë sesa iranianët apo faktorët që vijnë nga opozita e djathtë, në realitet duket se ka shpërthyer një luftë e brendshme brenda së majtës shqiptare.

Një përplasje që dita-ditës nxjerr nga një sinjal të ri dhe ndez një xixë të re.

Nuk ka më shumë dyshime se lobe të rëndësishme brenda Partisë Socialiste ndodhen në një përballje fatale me njëri-tjetrin.

Por kjo nuk është thjesht një luftë klanesh, një konflikt tribal apo një rivalitet mes grupimeve provinciale.

Ajo duket si një zhvillim i strukturuar, i mbështetur nga qarqe të rëndësishme të së majtës europiane dhe ndërkombëtare.

Njerëzit që identifikohen me lobin e Erion Veliajt duket se kanë zbritur tashmë hapur në shesh për të kërkuar largimin e Edi Ramës.

Ndërkohë, figura që prej kohësh projektohet si një prej emrave të mundshëm të së ardhmes së së majtës shqiptare, profesorja e filozofisë në London School of Economics, Lea Ypi, ka publikuar një editorial të bujshëm në gazetën britanike The Guardian.

Në artikullin e saj, Ypi shkruan se protestat kundër projektit të Jared Kushner në Shqipëri mund të shndërrohen në një “dritë shprese për Europën dhe më gjerë”.

Ajo thekson:

“Është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar që nuk e kisha parë që nga rënia e komunizmit. Dukshmëria ndërkombëtare e kësaj lëvizjeje është ndihmuar nga vëmendja mediatike ndaj familjes Trump.

Por pse tani? Opozita është përpjekur prej vitesh të mobilizojë publikun kundër korrupsionit dhe ka dështuar. Janë ndezur zjarre në Parlament dhe janë hedhur kokteje molotovi ndaj institucioneve shtetërore.

Por në rastin Kushner, opozita dhe qeveria janë në një mendje.

Ndoshta kjo është arsyeja pse mijëra të rinj kanë dalë në rrugë: sepse kanë ndjerë se mosbindja e tyre nuk mund të kapet dhe instrumentalizohet.

Është prekëse t’i shohësh duke kënduar, kërcyer dhe pastruar.”

Ndërkohë, një tjetër figurë e njohur e së majtës shqiptare, ish-diplomati dhe profesori universitar Fatos Tarifa, ka shkuar edhe më tej.

Në një shkrim të botuar në gazetën Dita, ai kërkon hapur që socialistët të largojnë Edi Ramën.

Tarifa është njohur prej kohësh si një nga mbështetësit publikë të Erion Veliajt, për të cilin ka deklaruar disa herë se është figura që solli ndryshimin në Tiranë.

Nga ana tjetër, edhe Elisa Spiropali, përmes një pamfleti të publikuar pak ditë më parë, kërkoi ndryshimin e pushtetit në vetë thelbin e tij.

Nuk është rastësi që Edi Rama prej ditësh flet për “të mitë” brenda protestës.

Sepse, siç duket, ai e di mirë se një pjesë e rëndësishme e kësaj lëvizjeje jo vetëm mbështetet nga segmente të së majtës shqiptare, por gëzon simpati edhe në qarqe të rëndësishme të së majtës europiane.

E cila, sipas të gjitha gjasave, e sheh Edi Ramën si një version ballkanik të Viktor Orbanit dhe kërkon të gjejë “Magyarin shqiptar” që do ta përmbysë.

Protestat e vrullshme e kanë destabilizuar Edi Ramën jo aq për atë që ka ndodhur deri tani, sesa për atë që mund të ndodhë më pas.

Sepse kryeministri duket se ka kuptuar se përballë tij po formësohet një plan më i madh dhe më i detajuar për largimin e tij nga pushteti.

Madje, sipas shumë sinjaleve, po përgatitet edhe faza pas Ramës.

Kryeministri po përplaset vazhdimisht me gjermanët, të cilëve u kujton historinë e nazizmit për t’i vënë në siklet.

Po ashtu sulmon figura mediatike dhe intelektuale pranë së majtës europiane, duke u kujtuar se kanë përfituar nga pushteti i tij.

Por realiteti duket se ka kaluar përtej vitit 2003, kur Partia Socialiste u nda dhe lindi LSI-ja.

Sot duket se kemi të bëjmë me një plan që synon përmbysjen e Edi Ramës nga vetë e majta shqiptare.

Në ceremonitë e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, të cilat Rama po përpiqet t’i përdorë si demonstrim kohezioni, po shfaqen gjithnjë e më shumë episode pakënaqësie dhe kundërshtimi që po mbahen larg syve të publikut.

Por që pritet të shpërthejnë së shpejti.

Jo spontanisht.

Por sipas një skenari të menduar me kujdes.

Një skenar që, sipas të gjitha gjasave, Edi Rama ende nuk e ka zbuluar plotësisht.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ai duket gjithnjë e më i destabilizuar, duke tentuar ta banalizojë debatin përmes spektaklit dhe rolit të kllounit politik.

Në fund, duket se “lufta hibride” për të cilën ai flet çdo ditë, është në fakt një luftë reale dhe konvencionale brenda vetë Partisë Socialiste.

Një betejë që mund të mos e fitojë.

Jo sepse ka më pak ushtarë.

Por sepse ende nuk e di se çfarë surprize i kanë përgatitur kundërshtarët e tij.

Dhe siç sugjeron edhe Lea Ypi në The Guardian, protesta kundër projektit të familjes Trump në Shqipëri po shihet tashmë si një sinjal i ndritshëm për një pjesë të rëndësishme të së majtës europiane./Pamfleti

 

protestat lufta brenda ps e majta lideri

8 Komente

  1. k
    kapitalisti alla rama berisha

    Deri tani, brenda kampit socialist ka "disipline". Me nje lule nuk vjen pranvera. Eshte edhe ai Bracja kuazidisident!!!!! Deputete dhe funksionareve ne PS , Rama ju ka dhene te gelltisin nje luge me corbe te prishur......qe duhet ta vjellin sa te marrin rrogen si deputet. Megjithese, Edhe Namiku, Arta, Vali, Musai, e shume te tjere po heshtin.....Pa le Gramozi eshte ende aktiv te mbroje faljen e copave te Shqiperise nga Rama.... Cpaskan qene keta majtistet shqiptare? Pa ndjenje patriotizmi, pa shpirt, pa ideale ... etem oer interesat e shefit dhe te tyre personale. E per kete ecin me parimin: Qellimi justifikon mjetin!!! Po ne kete rruge e coi PD , Berisha.

    1. m
      maloku

      Urojme te zhduken nga faqja e dheut te gjithe, POR PASI TI JENE MARRE ministrave PASURITE E VJEDHURA ME KOMPANI QE I KA VELLAI, MOTRA, DASHNORJA ETJ qe mos arrifshin ti hane zihen per postet, mos gezofshin asgje pabuksit fshatare e maloke qe u bene me biznese e prona

      1. m
        maloku 2

        Me tregon dot nje malok (pervec Sales) qe eshte bere me prona e biznese?

      2. F
        Future

        Dje isha gjate protestes ne shesh dhe kaq shume njerez qe ishin dje deri ne oren 10 te darkes ska pas ndonjehere. Ishin mbi 200 mije veta dhe ky ritem duhet ruajtur per ti treguar bablokut me plakushin qe ka fut belo Esmerin si Spin doctor“ dhe sipiritus Rektor“ Mul Noken“ per te ardhur ne pushtet respektivisht per te mbajtur pushtetin qe koha e tyre ka mbaruar

        1. T
          Tony

          Kjo parti e ajo tjetra duhet te mohoen e te ngrihen parti te reja me njerez qe nuk kane qene ish antare te ndonje partie tjeter. Vetem ky rregull e ligj mund te jape shpresa per zhvillimin mendor, kulturor, shkencor, qytetar e inttegrimin e Shqiptareve e Shqiperise.

          1. K
            Koment

            Kush është kundër Ramës dhe qeverisjes së tij të korruptuar të zbresë në shesh. Por kjo s'do thotë hiq Ramën për nxjerrë nga burgu një hajdut si Erion Veliaj, një person që dikur kërcënonte edhe gazetare dhe pronarë në media për t'i qepur gojën. Një personazh që ndërkohë që ishte në burg angazhonte gazetarë të bënin shkrime kundër drejtësiaë Spakut. Fatos Tarifa ka të drejtë në ato që thotë për qeverisjen arrigamte të Ramës. Por nëse gjithë këtë e bën për Erion Veliaj atëherë është thjesht njësoj si të shiturit e tjerë. Kështu që Erion Veliajn ta harrojnë të gjithë servilat e tij. Protesta vazhdon për përmbysjen e kastës së vjetër të korruptuar RAMA-BERISHA-VELIAJ-META.

            1. B
              BE

              Kur Europa e Kancelerive fshihet nga GENC BURIMI Por ndërsa pulset e qytetarëve europianë rrahin me të njëjtin ritëm me ato të vëllezërve dhe motrave të tyre në Bulevardin qëndror të Tiranës, Kanceleritë europiane vazhdojnë të vështrojnë gjetiu, ndoshta në një pritje cinike që Edi Rama t’i japë fund këtij karnavali flamingosh siç e cilëson me neveri ky i fundit lëvizjen mbarëpopullore kundra personit të tij. Dje, një postim i ambasadës së BE-së në Tiranë, bëri të kujtojmë se Europa e kancelerive po lëviz më në fund pas dhe nje peticioni online kundra Ramës firmosur nga gati një gjysëm milioni shqiptarësh deri tani. Por kur e lexon reagimin e ambasadës së BE-së në Tiranë e merr për një tekst të Kadaresë i shkruajtur me talentin e tij alegorik gjatë periudhës së egër të komunizmit për t’i shpëtuar çensurës. Por s’mund të jetë kështu. Pse të ketë frikë Europa nga Edi Rama, në atë pikë sa u drejtohet shqiptarëve pa i emëruar protestuesit, me fjalët « mbroni natyrën». « Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh. Mbro natyrën, sa je në kohë » , shkruan kështu në adresë të shqiptarëve me lejen e znj Ursula Von der Layen delegacioni i z. Gonzato në Tiranë. Pse mos t’i thuhet shqiptarëve shkoqur, shqip, europianisht, « vazhdoni dhe rezistoni » , « jemi me ju », « mbroni demokracinë », atë demokraci që e arritët me aq mund e sakrifica nga gjenerata e fillim viteve ‘90 dhe që sot duhet mbrojtur me çdo kusht prej « satrapëve » të rinj. PERGJIGJE GENCIT: EVROPEN dhe BE E Blen dhe korrupton Ministri i Jashtem super lepirsi pafytyr FERID HOXHA dhe shpura e cingieve te tij qe i ka AMBASADORE ne BE etj

              1. f
                fshatari.pafshat

                Lutem beni publike Certifikatat e Pastertise Demokratike te ketyre Emrave qe per 36 vite kane ngrene etj., etj., ne kete vend, popull, bote politike,ekonomike, shoqerore shqiptare. Njerezit vertete te ndershem nuk i do bota e jashtme dhe oligarkia vendore. Pefundimisht. Lexoni dhe do te kuptoni se edhe Protesta ne fjale, Emrat ne fjale etj., emra; jane teresisht nenkontroll te plote nga AI te cilen e posedon ne fshehtesi oligarkia boterore. Lexoni lexoni dhe do te ju kujtohet se si neve padallim vite e vite me pare nuk besonim se do kishte celulare etj. Nuk jemi kerthiza e botes...po le te mbetemi kerthiza e Shqiperise.

                Lini një Përgjigje