TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 10:08

Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi Ramës?

Shkruar nga Pamfleti
Pse ‘Trumpët’ nuk po i bashkangjiten betejës së Edi
Karikatura Pamfleti /

Ndërsa kryeministri përpiqet të paraqitet si aleat i familjes Trump përballë protestave dhe presionit europian, Uashingtoni, Kushner dhe Ivanka kanë zgjedhur deri tani armën më të fortë: heshtjen!

Prej një jave që kanë nisur protestat e mëdha në Tiranë, të cilat sipas organizatorëve dhe mbështetësve të tyre gëzojnë një mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare, Edi Rama po përpiqet t’u dalë përballë duke treguar se ai qëndron në anën e familjes Trump dhe se projekti i Zvërnecit do të realizohet.

Në intervistat e fundit për Reuters dhe Al Jazeera, Rama ka folur për raportin e tij me Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Një lëvizje e qartë për të treguar se, edhe pse ndodhet nën presion nga qarqe të rëndësishme europiane, nga demokratët amerikanë dhe nga media pranë tyre, ai vazhdon të shpresojë se trumpistët do të zbarkojnë për ta shpëtuar nga kriza e madhe politike që po përballet.

Por deri tani, as administrata amerikane, as qarqet e MAGA-s dhe as njerëzit më pranë Donald Trump nuk kanë dhënë asnjë sinjal publik mbështetjeje për kryeministrin shqiptar.

Madje, Ambasada Amerikane në Tiranë, ndryshe nga shumë raste të tjera në të kaluarën, nuk ka lëshuar asnjë paralajmërim sigurie lidhur me protestat kundër Edi Ramës.

Nga ana tjetër, as Jared Kushner dhe as Ivanka Trump nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike, edhe pse emrat e tyre janë përmendur vazhdimisht në media shqiptare dhe ndërkombëtare.

Çfarë do të thotë kjo heshtje?

Dhe cili është sinjali politik që ajo përcjell?

Në këtë heshtje ka disa shtresa.

E para lidhet me interesat dhe logjikën e biznesit të familjes Trump, një organizatë me peshë të konsiderueshme ekonomike dhe reputacion ndërkombëtar.

Një deklaratë, qoftë edhe minimale, nga zyra e komunikimit e familjes Kushner-Trump do të ishte marrë menjëherë nga mediat e gjithë botës.

Por kjo nuk ka ndodhur.

Mund të kishte folur një zëdhënës i familjes së Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilët zakonisht reagojnë kur emrat e tyre bëhen pjesë e debateve publike.

Mund të kishte folur Departamenti i Shtetit.

Mund të kishte reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, nëse do të ekzistonte një orientim i tillë nga Uashingtoni.

Por asgjë nuk ka ndodhur.

Kjo duket se tregon se ata nuk duan të bëhen pjesë e një debati që, në fund të fundit, do t’i shërbente kryesisht Edi Ramës.

Nëse në një moment do të vendosin të mbështesin publikisht projektin në Zvërnec apo investimet e lidhura me të, gjasat janë që ta bëjnë në mënyrë të kujdesshme dhe pa bujë politike.

Sepse nuk duan që kryeministri shqiptar ta përdorë këtë si provë se është “njeriu i Trumpit” dhe si mburojë për të zgjatur qëndrimin e tij në pushtet.

Ata e njohin mirë realitetin politik shqiptar.

Madje, administrata amerikane ka informacion të detajuar për mënyrën si funksionon pushteti në Shqipëri dhe për raportet e tij me interesat ekonomike dhe politike.

Pikërisht për këtë arsye, heshtja mund të jetë më domethënëse se çdo deklaratë.

Madje nuk përjashtohet mundësia që, në gjithë këtë zallamahi ndërkombëtare, edhe administrata Trump të ketë peshën e saj në zhvillimet që po ndodhin.

Dhe ndoshta, në momentin që do ta konsiderojë të nevojshme, të japë edhe goditjen e saj politike.

Një goditje që mund të rezultojë fatale për njeriun më të pushtetshëm të Shqipërisë./Pamfleti

 

trumpët beteja e edi ramës

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Edi Rama në burg, Sali Berisha në burg.Kasta super e korruptuar dhe e kriminalizuar 34 vjeçare duhet tu konfiskohet pasurija.

    1. i
      investitori mikroskopiko strategjik

      Ne se do jene kushtet konkrete qe ti mundesohet investimi Kushnerit ne Sazan apo Zvernec, kjo mund te behet me kedo qe mund te jete kryeminister. Rama lufton ta beje ai kete investim per te perfituar mbeshtetje politike ne kushtet qe i kane plasur skandalet ne qeveri dhe me gjere, per te justifikuar e thelluar arrogancen e tij dhe mungesen e trasparences.

      1. T
        Tony

        Sepse jane zvarranike te dhjere te bijte e dhendrrat e Trapit. Flisni njerez flisni cfare ju ka mendja e zemra. Ne te djegur jemi e le te shkojme ne ne dreq por te shkojme me ballin lart e zemer te paster kundrejt qelbesirllekut te botes se ndyre.

        Lini një Përgjigje