TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 07:17

Protestat për Zvërnecin, paralajmëron Rama: Deri në 12 qershor mbyllet kjo bisedë!

Shkruar nga Pamfleti

Në 12 qershor në Tiranë do të organizohet një festë e madhe për 35-vjetorin e themelimit të PS në Shqipëri, ku pritet të ketë një prezencë të madhe të socialistëve si oponencë ndaj numri të protestuesve në shesh.

Protestat për Zvërnecin, paralajmëron Rama: Deri në 12
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në 35-vjetorin e themelimit të PS në Fier, tha se deri në 12 qershor do të mbyllet diskutimi publik për investimin në Zvërnec.

Deri në këtë datë sipas Ramës, duhet të ndahet ambientalizmi i vërtetë nga informacionet e rreme, të cilat ai i cilësoi ‘llapaqorrizmi dhe qorrollapizmi’.

“Drejtimi i një vendi nuk ka lidhje me këtë. Partia Socialiste s'e duhet t'ia kujtoj të gjithëve, Partia Socialiste është zgjedhur për të udhëhequr, jo për t'i shkuar nga mbrapa të tjerëve, dhe deri në 12 qershor që kemi festën e madhe që unë besoj do vini dhe ju në Tiranë, është mirë që të mbyllet kjo bisedë dhe të ndahet ambientalizmi nga llapaqorrizmi dhe nga qorrollapizmi. Duhet të ndahet! Kush e do bulevardin për ta qorrollapuar të shkojë ta qorrollapojë. Kush është në bulevard akoma apo kush simpatizon me bulevardin për Sazanin, a do shitet a s'do shitet, a është shitur a s'është shitur për Zvërnecin, a do betonohet, a s'do betonohet, a do ndërtohet, si do ndërtohet, a do mbrohet, a s'do mbrohet, për zhvillimin e Shqipërisë dhe për mënyrën se si ne do të ndërtojmë në ato pika ku janë të ndjeshme.”, tha mes të tjerash Rama.

Ende nuk dihet se çfarë po paralajmëron Rama se do të ndodhë gjatë këtyre ditëve, që sipas tij duhet të çojë në mbylljen e diskutimeve për ‘Zvërnecin’.

Në 12 qershor në Tiranë do të organizohet një festë e madhe për 35-vjetorin e themelimit të PS në Shqipëri, ku pritet të ketë një prezencë të madhe të socialistëve si oponencë ndaj numri të protestuesve në shesh.

Edhe ditën e sotme, qytetarët do të dalin sërish sot në protestë në orën 18:00, kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Protesta, e cila nisi kundër projekteve për ndërtimet në zonën e Zvërnecit, tashmë është shndërruar në një revoltë popullore kundër sistemit politik në vend, me thirrjet 'Rama në burg, Berisha në burg'.

 

protestat për zvërnecin rama në 12 qershor të mbyllet

6 Komente

  1. B
    Blogeri

    BENI QE 12 QERSHORI TE BEHET DITA E LAMTUMIRES SE RAMES dhe shpures se Ministrave hajdute servil e kamikaze

    1. e
      emer

      Nje proteste qe shan opoziten ku mire keq ajo e ka mbajtur apo e ka bere te veten ku fale saj ka dhe nerv per te protestuar, thjesht kontorllohet nga pushteti per qellimet e tij. Shpresoj te jem gabim.

      1. Z
        ZZZZ

        Ke 26 vjet ne pushtet qe vetem mashtron, as nuk skuqesh as nuk zverdhesh. Dhe prape te duket vetja se vetem ti je per kete pune. Je thjesht nje delirant. Po te kishe 2 pare men ne koke, do dilje nga skena politike me me shume qetesi, vete. Por ti vetem zvarritesh, ben lloj lloj karagjozlleqesh qe si e si ta shtysh dhe 1 ore ne kete pune. Nuk ke ca jep me per kete vend. Perkundrazi i ke bere nje dem te pallogaritshem. Shkaterrim total, varferi fukarallek per 98% te popullsise. Ke qeverisur vetemnper te pasurit, grupet kriminale, oligarket lobet por kurre per kete popull. Jane shume pasuri per ti mbajtur. Te ka thene dhe gjyshja por nuk te ka zene vend fjala. Tani nuk iken dot ne paqe. Koha jote mbaroi. Bej llogarite me forcat e tua, jo me fjalet e te tjereve.

        1. N
          Noci

          Ky o klluf fare.... O hajdar mos e ngaterro protesten me data se nuk je tu fol ne mbledhjen e pe-se. Pastaj kij kujdes, se te eshte ça gardhi.... jo vetem pllumat me gjithe kafaz, por mesa po shohim ta kane bere "torten e gjyshes" edhe nje pjese e mire e pe-se. Ate daten 12 merre e fute "ke zona jote e mbrojtur"

          1. A
            Ajdi

            K fluturu komplet nuk di ca thote ka ikur nga mendorja tani ve data kot me be presion

            1. G
              Gj

              Si do vejë halli...nëse del që organizatori kryesor i protestës është Rama???

              Lini një Përgjigje