
Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e njohur si "Centrale", në Vlorë ku është përfshirë një motor.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur si pasojë e aksidentit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarit, ndërsa hetimet vijojnë.
Lini një Përgjigje