TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2026, 13:59

Sekuestrohen armë dhe municione në Durrës, arrestohen tre persona 

Shkruar nga Pamfleti
Sekuestrohen armë dhe municione në Durrës, arrestohen tre
Pamje nga operacioni


Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit në kuadër të një operacioni kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të armëve, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe një granatë.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit L. D. dhe A. M., banues në Lezhë. Sipas policisë, ata u ndaluan në hyrje të qytetit të Durrësit, teksa lëviznin me automjet dhe dyshohet se po transportonin një armë zjarri për ta shitur. Gjatë kontrollit, në çantën e pasagjerit u gjet një pistoletë me dy krehra dhe fishekë. Po ashtu, këtij të fundit iu sekuestrua edhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në një tjetër rast, policia arrestoi një shtetas tjetër, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Shtrazë të Shijakut. Aty u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov, një granatë mbrojtëse me ndezës të montuar, një krehër arme dhe qindra fishekë luftarakë, të cilat mbaheshin pa leje. 

"Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike, duke poseduar ose shitur armë zjarri, me qëllim kryerjen e ngjarjeve kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Shijak, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

-L. D., dhe A. M., të dy banues në Lezhë, të cilët u kapën duke lëvizur me automjet, në hyrje të qytetit të Durrësit, dyshohet për të shitur një armë zjarri (pistoletë) me 2 krehra dhe fishekë. Arma dhe municioni u gjetën në çantën e pasagjerit, shtetasit L. D., të cilit iu gjet dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-D. T., pasi gjatë kontrolleve në banesë në fshatin Shtrazë, Shijak, iu gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov), 1 granatë mbrojtëse (me ndezës të montuar), 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

 

armembajtje pa leje

Lini një Përgjigje