TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2026, 14:20

Dalin pamje të reja nga zhdukja e Eglant Koçit, kamera fikson Armand Shakajn duke lëvizur motorin e 34-vjeçarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Dalin pamje të reja nga zhdukja e Eglant Koçit, kamera fikson Armand
Kamera fikson Armand Shakajn duke lëvizur motorin e 34-vjeçarit

Pamje të reja të siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i humbur që prej 6 qershorit në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Një ditë më parë u publikua edhe fotografia e fundit e Eglant Koçit, e fiksuar nga kamerat e sigurisë. Sipas hetuesve të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me një sasi parash digjitale që 34-vjeçari dyshohet se posedonte në telefonin e tij celular.

Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të rrëmbimit Armand Shakajn, 41 vjeç, për të cilin dyshohet se ka mbajtur peng Koçin. Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur gjetja e motorit të 34-vjeçarit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit. Sipas provave të mbledhura deri tani, nga ky ambient ka dalë vetëm i dyshuari, ndërsa ekzistojnë dyshime se më pas ai mund ta ketë transportuar Koçin me automjet.

Policia ka ushtruar kontrolle të shumta në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng 34-vjeçari, si dhe në zona të tjera, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakajn pas ngjarjes.

Ndërkohë, automjeti që dyshohet se është përdorur për transportimin e Eglant Koçit është gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

 Më poshtë videoja kur autori largon motorin e viktimës dhe videoja kur autori rikthehet sërish në këmbë:

 

Lini një Përgjigje