
Një deklaratë e fortë ka ardhur nga aktori i mirënjohur shqiptar, Mehdi Malkaj, i cili, i ftuar në emisionin "Te Pashoq", ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama tashmë është rrëzuar. Sipas Malkajt, pak rëndësi ka tashmë nëse ai ikën apo qëndron, pasi protesta e popullit jo vetëm që e ka shfrytëzuar atë me sjelljen e tij prej adoleshenti, por ka arritur ta delegjitimojë plotësisht qeverinë e tij.
Aktori, i njohur për qëndrimin e tij të gjatë në protesta që prej kauzës së Teatrit, thekson se për të nuk ka rëndësi nëse protesta ka "kokë" apo "bisht", sepse aty ka liri dhe kulturë. Ai refuzon çdo përpjekje për ta etiketuar ose ndarë lëvizjen popullore, duke e cilësuar atë autentike dhe të pandalshme.
I pyetur gjatë intervistës nëse protesta rrezikon të shuhet nga lodhja, Malkaj ka qenë kategorik: kjo nuk do të ndodhë kurrë. Sipas tij, as përpjekjet e qeveritarëve nëpërmjet patronazhistëve nuk kanë arritur ta dobësojnë atë.
Më tej, aktori, i cili paraqitet si një protestues i rregullt dhe qëndrestar, thotë se është në sinkron të plotë me gjithë popullin në shesh. Për të, jo vetëm Edi Rama, por edhe Sali Berisha dhe i gjithë establishmenti politik duhet të largohen.
Duke folur për pritshmëritë që kishte në mandatin e parë të Ramës, Malkaj e cilëson kryeministrin si një qeveritar që nuk ka bërë asnjë të mirë për këtë vend. Sipas fjalëve të tij, Rama ka shkatërruar, gënjyer, vjedhur dhe tradhtuar.
Lini një Përgjigje