Marrëdhënia mes Flori Mumajesit dhe Soni Malajt ka rikthyer vëmendjen e publikut javët e fundit, sidomos pas surprizës së veçantë që artisti i bëri këngëtares në “Ferma VIP”, ku mbi fermë u shfaqën 300 dronë të dedikuar për të.
Ndërsa Soni Malaj ka treguar gjatë qëndrimit në reality show se ruan ende një raport shumë të mirë me Florin, pavarësisht ndarjes së tyre vite më parë, në rrjetet sociale është rikthyer në qarkullim një intervistë e vjetër e kantautorit për emisionin “Prive”.
Gjatë rubrikës së pyetjeve të shpejta, Flori u pyet në mënyrë indirekte për Soni Malajn. Fillimisht ai iu përgjigj me humor pyetjes, por më pas foli shkurtimisht për raportin e tyre.
“Soni, të pëlqen? Soni, të luash Soni“, ishte pyetja që iu drejtua, ndërsa ai u përgjigj: “Playstation, e se na ngaterroni ju (qesh). Per Soni po…Eshte nje dashuri e fundit por nuk eshte dashuri e madhe. Me shume eshte nje shkarkim emocional qe bej aty“, shprehej Flori Mumajesi në intervistën që po komentohet sërish në rrjet.
Deklarata ka ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve, të cilët vijojnë të aludojnë për marrëdhënien që dy artistët kanë ruajtur ndër vite.
Lini një Përgjigje