Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha të mërkurën se ushtria amerikane do ta godasë rëndë Iranin nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit midis dy vendeve, duke përsëritur një kërcënim të bërë nga Presidenti Donald Trump më herët gjatë ditës.
“Ne jemi të fokusuar plotësisht në rezultatin që presidenti dëshiron në emër të popullit amerikan dhe kemi bërë përparim të madh. Dhe siç tha presidenti sot, nëse ata nuk do të arrijnë një marrëveshje, atëherë ne do t’i godasim fort”, tha Hegseth, duke iu drejtuar stafit të Komandës Qendrore të SHBA-së në Tampa të Floridës.
Trump tha më herët sot se SHBA-të do të kryejnë sulme të tjera ndaj Iranit, duke thënë në një postim në rrjetet sociale se Iranit i është dashur shumë kohë për të negociuar një marrëveshje… tani do të duhet të paguajë çmimin!!!
Lini një Përgjigje