Një nga momentet më emocionuese dhe më të forta të protestës qytetare u shënua nga fjala e një protestueseje, e cila ndau historinë e emigrimit të familjes së saj dhe vështirësitë me të cilat janë përballur shumë shqiptarë në përpjekje për të ndërtuar një jetë më të mirë jashtë vendit.
Duke folur para protestuesve, ajo kujtoi vitet e vështira të emigracionit, kur mijëra shqiptarë largoheshin nga vendi në kërkim të mbijetesës dhe një të ardhmeje më të mirë.
“Kur ne luftonim për mbijetesë dhe kalonim nëpër kamionë e ura për të mbërritur në Angli, na etiketonin si kriminelë. Por fëmijët tanë nuk janë kriminelë, ata janë e ardhmja e këtij vendi”, deklaroi ajo.
Në fjalën e saj, protestuesja akuzoi qeverinë për mungesën e mundësive për të rinjtë dhe krahasoi jetën e emigrantëve shqiptarë me atë të familjeve të pushtetarëve.
“Nuk e kanë problemin anglezët me ne, por e ka ai, pasi kur djali i tij blinte 2 mijë paund shishe në lokale, fëmijët tanë ishin në shtëpi bari për të mbijetuar”, u shpreh ajo mes duartrokitjeve të protestuesve.
Deklarata e saj u prit me reagime të forta nga të pranishmit, ndërsa protesta vijoi me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim politik.
Bravo moter, te lumte goja. Ta kuptoje mire edhe populli mbare, qe Shqiptaret ne dhe te huaj kane vuajtur e po vuajne nga poshterimi, racizmi, nacionalizmi e perbuzja. Me e keqja jane njerezit tane ne Shqiperi qe kujtojne se harruam Atdheun, jemi milionere e njerez pa shpirt. Ngrihu popull e HELP YOURSELF se nuk te ndihmon e ngreje lart kush, por vetem vehtja jote.