TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2026, 17:54

Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, vëllai i tij: Nuk dua ta besoj se e ka vrarë Armand Shakaj, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’!

Shkruar nga Pamfleti
Misteri i zhdukjes së Eglant Koçit, vëllai i tij: Nuk dua ta
I zhdukuri Eglant Koçi dhe Armand Shakaj

Zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi vijon të mbetet e mbuluar nga misteri, ndërsa familjarët e tij kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas gjashtë ditësh pa asnjë kontakt me të riun, vëllai i tij ka folur publikisht për herë të parë, ku tha se nuk mund ta besoje se personi i shpallur në kërkim mund të jetë autori.

Ai deklaroi se marrëdhëniet mes familjes së tij dhe Armand Shakajt kanë qenë të afërta prej vitesh.

“Nuk dua ta besoj se ai është autori”, u shpreh ai në Report TV,  duke shtuar se i dyshuari kishte raporte të mira me familjen.

Sipas tij, Shakaj i drejtohej nënës së tyre me fjalët “o nënë”, ndërsa ajo kishte punuar më parë në lokalin e tij.

Vëllai i Eglantit mohoi gjithashtu që mes dy burrave të kishte pasur konflikte. Ai tregoi se vetëm pak ditë para zhdukjes, Shakaj kishte qenë në shoqërinë e tyre dhe se kishte ftuar Eglantin për kafe në lokalin e tij.

Familjari i 34-vjeçarit hodhi poshtë edhe pretendimet se Eglanti mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitete që lidhen me shuma të mëdha parash apo kriptovaluta, një pistë që po verifikohet nga grupi hetimor.

“Jetojmë katër veta në një dhomë e një banjo. Vëllai ka punuar në magazinë dhe fitonte 20-30 mijë lekë”, deklaroi ai.

Sipas të dhënave zyrtare, Eglant Koçi rezulton i zhdukur që prej 4 qershorit. Hetimet kanë çuar në shpalljen në kërkim të 41-vjeçarit Armand Shakaj, ndërsa një 25-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për përkrahje të autorit.

Policia ka sekuestruar automjete dhe prova materiale që po analizohen nga ekspertët, ndërsa kërkimet për gjetjen e Eglant Koçit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

eglant koçi dhe armand shakaj

Lini një Përgjigje