TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2026, 19:28

Sali Lusha dhe Stresi në protestën qytetare, nervozohen për thirrjet “Berisha në burg”

Shkruar nga Pamfleti
Sali Lusha dhe Stresi në protestën qytetare, nervozohen për
Sali Lusha në protestë

Mijëra qytetarë po protestojnë në ditën e 11-të, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si Kryeministër.

Protestës së sotme i janë bashkuar edhe demokratët, ndërsa në mesditë u njoftua se të rinjtë dhe të rejat demokratë do i bashkohen protestës për largimin e Edi Ramës.

Sot protestës iu bashkua edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, dhe babai i tij, Sali Lushaj, ish-truprojë e kreut demokrat Sali Berisha dhe që konsiderohet ndër besnikët e tij.

Gjithashtu në protestë i janë bashkuar grupe të rinjsh dhe të rejash nga FRPD që kanë pasur edhe megafonë. Në momentet kur nga podiumi thirrej herë pas here “Rama në burg, Berisha në burg”, ka pasur reagime nga grupe personash, çka ka detyruar në jo pak raste administruesit e protestës që të shprehen se “jemi për një qëllim të madh, jo përçarje”.

Protestues nga grupime të ndryshme kanë kërkuar largimin e Stresit dhe babait të tij, Sali Lushaj nga protesta. Reagimet kanë qenë të shumta, teksa Lushaj ka shfaur nervozizëm sa herë që hidhej thirrja “Berisha në burg”. Lushaj ndaj këtyre thirrjeve ka reaguar duke ngritur dy gishtat, një symbol i përdorur përgjithësisht nga Partia Demokratike në protestat e saj.

 

sali lusha protesta rama

Lini një Përgjigje