Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, i është bashkuar protestës së zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, ku mbajti një fjalim me tone të forta, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos tërhiqen nga protesta.
Duke iu drejtuar veçanërisht të rinjve, Ahmeti përdori terminologjinë e profesionit të tij të mëparshëm, duke deklaruar se nuk do të dilte nga “kuadrati i kolonelit” dhe duke dhënë atë që e quajti një “urdhër” për protestuesit.
“Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive”, u shpreh ai mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve.
Gjatë fjalës së tij, Ahmeti foli edhe për rrugëtimin profesional, duke deklaruar se shteti dhe qytetarët shqiptarë kanë investuar për formimin e tij si oficer policie, por se sot ai punon si shofer.
“Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua. Sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm. Me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë”, deklaroi ai.
Krenar Ahmeti: Unë si ish-oficer policie, e kam agjentin (të birin që e mban mbi shpinë), e zura agjentin. Ky ishte kavroshi, po mblidhte informacion për ne. Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: “Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive”.
Unë e kam ngrënë çairin tim, mendoj për të gjitha gjeneratat, çfarë na kanë bërë në këtë vend, duhet natë e ditë në Kuvend. Nëse nuk veprojmë tani, kjo gjeneratë…
“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi?! Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë”.
Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë. E deklaroj sot, dy pensionistë që marrin 70 mijë lekë do t’ua jap pensionin tim, t’ua ndaj përgjysmë, të ndajnë ilaçet. Kaq mundem me ba. Burra, prisni, mos ma lëshoni frontin.
Bekuar qumeshti nenes, te lumte je njeri i mire e Shqiptar patriot.