Belgjika mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Shtetet e Bashkuara, duke siguruar kualifikimin dhe fituar vlerësime edhe për mënyrën se si u menaxhua situata e lidhur me anulimin e kartonit të kuq të sulmuesit amerikan, Folarin Balogun.
Pas përfundimit të takimit, në rrjetet sociale u bë virale një video me komentin e gazetarit kroat Stjepan Balog për televizionin publik HRT, i cili tërhoqi vëmendjen me ironinë e tij.
Pasi njoftoi rezultatin përfundimtar 4-1 në favor të Belgjikës, Balog komentoi me sarkazëm mundësinë e zhvillimeve të mëtejshme, duke iu referuar përfshirjes së Shtëpisë së Bardhë në çështjen e "faljes" së Folarin Balogun dhe duke lënë të kuptohej se mund të kishte ndikim edhe mbi këtë ndeshje.
“Mbaroi! Belgjika fitoi 4:1. Ata po ecin përpara, do të shkojnë në Spanjë në raundin tjetër të garës në çerekfinale. Megjithatë, duhet të presim. Ndoshta nesër kur të zgjohemi, Belgjika do të ketë një fitore me kusht, ndoshta Shtëpia e Bardhë do të telefonojë përsëri dhe do të shpiket ndonjë nen i Kodit Disiplinor. Kjo ishte aq e pastër sa Belgjika nuk mund të kritikohet për asgjë. Nuk ka asnjë njollë në fitoren e tyre. Amerikanët digjeshin nga dëshira për të bërë diçka, ndoshta polemika për kartonin e kuq pati ndikim në këtë. Sidoqoftë, kjo është fitorja më bindëse në raundin e 16-tave, Belgjikë – SHBA 4:1”, ishin fjalët e Balogut nga televizioni shtetëror kroat.
Croatian commentator: 'Belgium won, but let's wait... maybe tomorrow morning when we wake up, a call from the White House comes in' ???? pic.twitter.com/ceRxQhtPKV
— Sam ???????? (@dynaresam) July 7, 2026
Lini një Përgjigje