Topi i ri do të përdoret në katër ndeshjet e fundit të turneut dhe dallon për dizajnin me ngjyrë të zezë dhe të artë, të frymëzuar nga trofeu i Kupës së Botës...
FIFA ka prezantuar topin zyrtar “Final Trionda”, i cili do të përdoret në katër ndeshjet e fundit të Kupës së Botës 2026: dy gjysmëfinalet, ndeshjen për vendin e tretë dhe finalen.
Sipas njoftimit të FIFA-s, faza përmbyllëse e turneut do të zhvillohet me një top të ndryshëm nga ai që është përdorur në 100 ndeshjet e para të Botërorit. Ndryshimi lidhet kryesisht me arsye marketingu.
“Final Trionda” ruan dizajnin bazë të topit të përdorur që nga fillimi i turneut, por sjell një kombinim të ri ngjyrash. Elementët e kuq, blu dhe jeshil – që simbolizonin tre vendet organizatore, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikën – janë zëvendësuar me motive të zeza dhe të arta, të frymëzuara nga trofeu i Kupës së Botës. Vijat e mëdha të bardha mbeten pjesë e dizajnit.
HARD LAUNCH ????⚽️
— adidas Football (@adidasfootball) July 6, 2026
introducing Trionda Final, the official match ball for the @FIFAWorldCup semifinals and final.
available 7/7: https://t.co/YvsXObzhfB pic.twitter.com/aSWfzsZmfA
FIFA shpjegon se modeli me forma të valëzuara synon të pasqyrojë rrugëtimin e gjatë dhe sfidues të ekipeve drejt fitimit të titullit botëror, duke vënë në pah rëndësinë e katër ndeshjeve vendimtare të kompeticionit.
Topi “Final Trionda” do të përdoret në gjysmëfinalet e planifikuara për 14 dhe 15 korrik, në ndeshjen për vendin e tretë më 18 korrik, si dhe në finalen e madhe më 19 korrik.
Lini një Përgjigje