Lukaku vulosi kualifikimin me gol në shtesë, ndërsa lojtarët belgë festuan duke imituar lëvizjet karakteristike të Donald Trump, në sfondin e debatit për pezullimin e anuluar të Folarin Balogun...
Belgjika u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultatin 4-1 në ndeshjen e fazës së 1/8-ave. Romelu Lukaku shënoi golin e katërt në kohën shtesë, duke vulosur fitoren e belgëve.
Menjëherë pas golit të Lukakut, ai dhe disa bashkëlojtarë festuan duke imituar lëvizjet karakteristike të vallëzimit të Donald Trump, një gjest që u interpretua si mesazh simbolik ndaj presidentit amerikan. Sipas raportimeve, edhe Federata Mbretërore Belge e Futbollit reagoi pas ndeshjes me një postim në platformën X, ku shkroi: "Përmbyseni këtë!", duke ironizuar polemikat e ditëve të fundit.
Ndeshja u zhvillua nën hijen e debatit të madh që shkaktoi vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e dënimit të sulmuesit amerikan Folarin Balogun, i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën ndaj Bosnje-Hercegovinës. Vendimi u mor pasi Donald Trump kërkoi nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, rishikimin e rastit. FIFA sqaroi se kartoni i kuq nuk u anulua, por pezullimi i një ndeshjeje u suspendua në bazë të Kodit Disiplinor, duke i lejuar Balogunit të luante ndaj Belgjikës.
Ndërhyrja e Trump shkaktoi reagime të forta në botën e futbollit. UEFA e kritikoi publikisht vendimin e FIFA-s, ndërsa Federata Belge kundërshtoi të drejtën e Balogunit për të luajtur në këtë ndeshje.
Megjithatë, rikthimi i Balogunit nuk ndikoi në fatin e SHBA-së. Sulmuesi pati një paraqitje të kufizuar dhe Belgjika dominoi ndeshjen, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale me një fitore bindëse 4-1.
Belgium doing the “Trump Dance” after eliminating USA from the World Cup
— Hater Report (@HaterReport) July 7, 2026
NEXT LEVEL TROLLING ???? pic.twitter.com/ajpJ2MTktX
Lini një Përgjigje