TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2026, 18:48

“As bisedë miqësore me Nelson Vaiperin”, ndihmësi i Maran te kombëtarja shqiptare: Brajan Gruda kërkon ta lëmë të qetë

Shkruar nga Pamfleti
“As bisedë miqësore me Nelson Vaiperin”, ndihmësi i
Brajan Gruda, kombëtarja shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon përpjekjet për të afruar futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohen jashtë vendit, por për momentin dy prej emrave më të përfolur, Brajan Gruda dhe Nelson Vaiper, nuk kanë dhënë sinjale pozitive për t’iu bashkuar Kombëtares kuqezi.

Zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Ervin Bulku, në emisionin “Shtëpia e Futbollit”, bëri të ditur se Gruda ka kërkuar kohë dhe mbetet i fokusuar te mundësia për të përfaqësuar Gjermaninë.

Duke parë edhe nevojat që ne kemi në skuadër, normal që dera e ekipit kombëtar është gjithmonë e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të përfaqësojnë ekipin kombëtar. Por po të ndalemi tek emrat konkretë si Brajan Gruda, ne kemi qenë gjatë gjithë kohës pranë tij. Ftesa e parë i është bërë shumë vite më parë, që kur ishte 15 vjeç me ekipet kombëtare të moshave, por ai ka vendosur që të përfaqësojë moshat e Gjermanisë”, tha Bulku.

Sipas tij, kontaktet me lojtarin kanë vazhduar deri së fundmi, por përgjigjja e marrë nga përfaqësuesit e tij ka qenë e qartë.

Jo më larg se dje kam pasur një komunikim, unë personalisht me të, bashkë me trajnerin, dhe na është komunikuar nga menaxheri i tij që Brajanin duhet ta lëmë të qetë. Të paktën për dy vite ose edhe më shumë, sepse dëshiron të përfaqësojë skuadrën përfaqësuese të Gjermanisë. Ne kemi bërë gjithçka. Është angazhuar e gjithë drejtoria teknike dhe deri te presidenti. Kemi kërkuar të bëjmë një takim me të, por kjo nuk na është mundësuar nga ana e lojtarit”, u shpreh Bulku.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe me Nelson Vaiperin. Sipas zëvendëstrajnerit kuqezi, futbollisti ndodhet aktualisht në Shqipëri për pushime, por nuk ka pranuar të zhvillojë një takim me stafin teknik të Kombëtares.

Vaiper është në të njëjtën situatë. Për momentin ndodhet në Shqipëri, është me pushime, sepse Shqipëria është e bukur dhe është vendi i tyre. Ndodhet në bregdetin e jugut. Kemi komunikuar me të afërm të tij dhe kemi kërkuar ta takojmë bashkë me trajnerin. Na ka kërkuar që për momentin është me pushime dhe nuk mund të kemi një takim ose bisedë miqësore me të”, deklaroi Bulku.

Ai theksoi se interesimi i FSHF-së për Vaiperin nuk është i ri dhe se kontaktet me lojtarin kanë qenë të vazhdueshme.

Mos harrojmë që nuk është momenti i parë që komunikojmë dhe kërkojmë që të bëhet pjesë e Shqipërisë. Por Vaiper ka vendosur që Europianin që do të zhvillohet në vendin tonë ta luajë me kombëtaren U-21 të Gjermanisë”, përfundoi Bulku.

Deklaratat e Bulkut konfirmojnë se, pavarësisht insistimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, si Gruda ashtu edhe Vaiper vazhdojnë të shohin të ardhmen e tyre ndërkombëtare të lidhur me Gjermaninë.

ervin bulku ish-futbollisti i kombëtares brajan grud nelson vaiper

Lini një Përgjigje