
Një tentativë për grabitje është shënuar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku shënjestër ka qenë një pikë këmbimi valutor.
Burime bëjnë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar nga Policia menjëherë pas ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, ai ishte i pajisur me një pistoletë lodër, të cilën dyshohet se e përdori për të kanosur gjatë tentativës për grabitje.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e të arrestuarit.
Policia pritet të publikojë informacion zyrtar për zbardhjen e plotë të rastit.
Lini një Përgjigje