
Që kur Dani Alvesh u burgos për përdhunimin e dyshuar të një gruaje të re në një klub nate të Barcelonës më 30 dhjetor, thashethemet rreth prishjes së martesës së tij me modelen spanjole Joana Sanz janë intensifikuar.
Pavarësisht se vetë Joana Sanz ka pohuar se “nuk do ta lërë vetëm bashkëshortin në momentin e tij më të vështirë”, gjithçka tregon se marrëdhënia me futbollistin brazilian është prishur.
Modelja spanjole, e cila ka zgjedhur të fokusohet në karrierën e saj profesionale për të lënë mënjanë momentet e këqija personale që po përjeton, mbetet shumë aktive në rrjetet sociale, ku nuk heziton t'u ofrojë ndjekësve të saj lloj-lloj publikimesh me mesazhe të fshehta për Alvesh.
Në fakt, publikimi i fundit i Joana Sanz në Instagram, duket se e ka dënuar martesën e saj me brazilianin. Nëpërmjet një videoje që ka postuar në story-t e saj duke luajtur bowling, modelja pranon se nuk është shumë e mirë në bowling, apo në lidhje dashurie.
Nëpërmjet një loje fjalësh në të cilën i referohet shprehjes së njohur “Fat në lojë dhe pafat në dashuri”, modelja ka shkruar “As në lojë, as në dashuri”, duke iu referuar qartë... tashmë ish-it.

Fjalët e modeles spanjole vijnë pak, pasi ajo iu përgjigj shtypit, nëse do ta vizitonte sërish Dani Alvesh në burg, siç bëri disa javë më parë. “Nuk e di”, është shprehur ajo, duke lënë pezull se kur do të jetë takimi i tij i radhës me Alvesh.
Hera e fundit që Joana Sanz dhe Dani Alvesh u panë ishte më 5 shkurt, në një takim që zgjati më pak se një orë, në përputhje me rregullat e burgut.
Joana Sanz, u ndal te angazhimet e saj profesionale
Joana Sanz përpiqet të shërohet nga kjo goditje e rëndë (dhe gjithashtu nga vdekja e nënës së saj, e cila vdiq në fillim të këtij viti nga kanceri i mitrës) duke rifilluar angazhimet e saj profesionale.
Modelja së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait për të sponsorizuar hapjen e dyqanit dhe klinikës së parë të një firme bukurie spanjolle në një nga qendrat tregtare më të rëndësishme dhe luksoze në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përveç kësaj, ajo ishte përgjegjëse për hapjen e spektaklit për firmën Lola Casademunt By Maite që stilisti zhvilloi në Madrid, në kuadër të edicionit të 77 të Javës së Modës, ku mori ovacione nga të pranishmit.
Lini një Përgjigje