Ndryshimi mes dy lëvizjeve nuk përcaktohet nga veshjet e bukura apo fotot në Facebook. Njësia matëse e suksesit të dy lëvizjeve politike janë rezultatet dhe ndryshimet në sistem, kushtetutë, regjim dhe në të drejtat themelore.
Një debat i ri ka filluar lidhur me dy ngjarje historike: Revolucionin Flamingo dhe Lëvizjen e Dhjetorit ’90.
Ndoshta është herët për t’i krahasuar, sepse Revolucioni Flamingo është vetëm në ditën e 9 dhe ende nuk ka asnjë rezultat politik, por duhet pranuar se, në çdo rast, do të ketë një impakt.
Gjithsesi Lëvizja e Dhjetorit pas 5 ditësh rrëzoi gjithë sistemin.
Por cilat janë dallimet mes tyre?
“Flamingo” filloi në Zvërnec, ndërsa Lëvizja e Dhjetorit filloi në Qytetin Studenti.
“Flamingo” filloi me kauzën e largimit të një investimi amerikan: “Ivanka Ik”, ndërsa Lëvizja e Dhjetorit filloi me thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
“Flamingo” filloi pas rrahjes së një minoritari grek, i cili, sipas pretendimeve, u zvarrit barbarisht nga policia private dhe u mbështet nga qeveria greke dhe Fredi Beleri. Lëvizja e Dhjetorit filloi nga studentët me kërkesa për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe garantimin e të drejtave politike.
“Flamingo”, pas 9 ditësh, ende nuk ka as platformë dhe as strukturë përfaqësimi. Lëvizja e Dhjetorit, brenda 5 ditësh, zgjodhi strukturat, negocioi kërkesat dhe shpalli partinë politike.
“Flamingo” proteston në kushte ideale dhe dhjetëra media transmetojnë live, ku mijëra protestues filmojnë veten, fotografojnë familjet dhe vishen luks sikur shkojnë në dasmë. Lëvizja e Dhjetorit zhvillohej në kushte terrori, varfërie, mjerimi, izolimi, pa media, pa rrjete sociale dhe me mungesë ushqimi.
“Flamingo” mbështetet nga Europa kundër Amerikës dhe qeverisë Trump, por edhe nga Greqia apo disa segmente arabe kundër investimeve amerikane ose izraelite. Lëvizja e Dhjetorit mbështetej nga i gjithë Perëndimi, pasi Shqipëria konsiderohej ishulli i fundit i komunizmit në Europë.
“Flamingo” përfshin disa grupime me interesa antagoniste brenda vetes. Aty protestojnë:
minoritarë grekë dhe çamë;
myslimanë me shami, por dhe aktivistë LGBT;
socialistët e Lalit dhe demokratët e Saliut;
sorosistë dhe trumpistë.
E gjithë kjo e pengon të strukturohet.
Lëvizja e Dhjetorit kishte një kauzë dhe disa grupe me të njëjtin interes. Studentët, qytetarët, intelektualët, të përndjekurit politikë dhe ish-pronarët kishin një interes të përbashkët për t’u grupuar politikisht në një apo disa parti kundër Partisë Komuniste.
“Flamingo” kërkon largimin e dyshes Rama-Berisha, por nuk ka organizim për të nxjerrë një alternativë që t’i konkurrojë. Kush është dyshja që do të garojë në zgjedhje për t’ua marrë pushtetin dy të tjerëve?
Lëvizja e Dhjetorit prodhoi mijëra figura të reja politike që konkurruan kundër figurave të konsumuara të komunizmit. Ramiz Alia humbi në zgjedhje si deputet personalisht në Tiranë.
“Flamingo” ende nuk e ka të qartë vetveten: nëse është një lëvizje ambientaliste për të mbrojtur mjedisin, florën, faunën, zogjtë apo insektet, apo një lëvizje nacionaliste kundër investimeve të huaja, kundër emigrantëve, kundër Izraelit, kundër Amerikës, kundër shitjes së tokës të huajve etj.
Askush nuk e di se cila është ideologjia e kësaj lëvizjeje.
Lëvizja e Dhjetorit ishte e qartë dhe prodhoi disa platforma politike në mbështetje të demokracisë liberale.
“Flamingo” ende nuk dihet nëse synon largimin e Ramës apo të Ivankës, nëse synon largimin e projektit apo të resortit në Zvërnec, nëse do të shkaktojë zgjedhje të parakohshme apo vetëm protesta në bulevard.
Lëvizja e Dhjetorit ndryshoi sistemin, kushtetutën dhe regjimin politik.
Ajo largoi qeverinë dhe hapi një kapitull të ri në histori.
Ajo e kaloi vendin nga monizmi në pluralizëm.
Me të mirat apo të këqijat e saj, rinia e “Flamingos” duhet të marrë shembull nga studentët e Dhjetorit, sepse në të kundërt do të harrohet njësoj si protestuesit kundër armëve kimike.
A ju kujtohet ndonjë emër prej tyre?
Ndryshimi mes dy lëvizjeve nuk përcaktohet nga veshjet e bukura apo fotot në Facebook. Njësia matëse e suksesit të dy lëvizjeve politike janë rezultatet dhe ndryshimet në sistem, kushtetutë, regjim dhe në të drejtat themelore.
Revolucionet në TikTok mund të jenë progresiste, por nuk kanë domosdoshmërisht thelb politik.
Koha do të tregojë sa forcë do të kenë “Flamingot” për të larguar nga politika jo vetëm dy dinosaurët e vjetër, Berishën dhe Ramën, por edhe sistemin që ata kanë ndërtuar.
A do të ketë forcë “Flamingo” që, pas tre muajsh, të ketë gjysmën e Parlamentit, ashtu si dhjetoristët në vitin 1991?
Nëse jo, është e vështirë të krahasohet forca e studentëve të vitit 1990 me “Flamingot”.
Nëse ata kanë dalë për të mbetur një shoqatë dhe jo për t’u shndërruar në parti politike brenda tre muajsh, atëherë nuk ia vlen të krahasohen as me sindikatat e minatorëve që rrëzuan dy qeveri.
Gjithsesi, ata duhet të mbështeten dhe të orientohen drejt krijimit të partisë “Shqipëria e Re”.
Dallimi kryesor midis "Lëvizjes studentore 1990" dhe "Protestës sot" është: frutet e revolucionit studentor 1990 i voli Ramiz Alia dhe shpura rreth tij, përfshirë edhe disa student të përzgjedhur nga Partia e Punës së Shqipërisë. Lëvizjes studentore ju vodh fryma-ideali- "Për një Shqipëri si gjithë Europa". Nëse do ishte ndryshe sot nuk do ishte gjithë Kombi në këmbë. Fryma e sotme e protestës është: "Kasta super e korruptuar" mazhorancë-opozitë që ka qeverisur për 34 vjet të rrëzohet nga pushteti. Ata që vranë ëndrrën studentore do japin llogari sot."Rama në burg, Berisha në burg" është jajtmotivi kryesor i Protestës. Po patjetër edhe mbrojtja e mjedisit. Edhe mbrojtja e pronës private, publike dhe shtetërore. "Atdheu nuk është në shitje". Në protestë nuk kërkohet largimi i Amerikanëve nga Shqipëria dhe as largimi i investimeve Amerikane, por përkundrazi shfaqen dyshime se pse Kasta i ka diversifikuar investimet dhe konçensionet drejt shteteve që ndjekin politika armiqësore ndaj Shqipërisë. Frymën e protestës nuk e devijon askush. Atdheu i shqiptarëve nuk do ju delegohet dishepujve soroistë në Tiranë që ta zhvasin, sikurse kanë bër deri më sot. Që ti hedhin njeri kundër tjetrit shqiptarët, sikurse kanë bër deri më sot. Jo dje kur ishe në majat e vendimarrësve të Kastës,por sot qënke merakosur për pronarët, për të persekutuarët. Sot na jep leksione demokracie. Hajde në protestë dhe mba fjalime. Nuk vjen sepse do fishkëllehesh. Nga :"Partia Kuq e Zi" te"Shqipëria e Re" mase do të rezervohet ndonji postë . Por për të vdekurit(politikisht), për të larguarët dhe për të korruptuarët, nuk kujtohet kush.
Si more hunde comage, urrejtjes se popullit bga vuajtjen e 45 viteve Enver e 35 viteve dhjerokraci ia ve emrin Flamengo. O kooqeee, une e shume kush si mua tani mesoi qe ne Shqiperi paska flamengo. Ashtu si edhe Ameriqenet e Euroqenet edhe ti surrat larg duart nga Shqiperia. vetem Rinia, kjo Rini e vertete qe ka dale ne shesh te burrave do e beje Shqiperine, se jane ta hapur sysh e jo si pabreksat e tullonsat e dhjeretorit.