TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2023, 22:53

Juventusi “likuidon” Sampdorian, bardhezinjtë shohin Europën më afër

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi “likuidon” Sampdorian, bardhezinjtë shohin

Juventusi ka mundur me rezulatin e thellë 4-2 Sampdorian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Serisë A. Torinezët “tundën rrjetën” dy herë brenda 25 minutave me Bremer dhe Rabiot.

U duk sikur gjërat do të ishin të lehta për “Zonjën e Vetër”, por nuk rezultoi kështu, pasi mysafirët nga Xhenoa provuan të riktheheshin në lojë. Sampi gjeti forcën për të ngushtuar shifrat me Auxhelon. Gjjuriçiç vendosi ekuilibrat menjëherë, pas asisti të Zanolit.

Juventusi kaloi në avantazh në minutën e 64 me Rabiot. Në fund, goli i Sule i dha fitoren 4-2, që e çon Juventusin vetëm 4 pikë larg Atalantës që mban pozicionin që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

juventus sampdoria seria a

Lini një Përgjigje